Cilat janë aftësitë e shekullit të 21-të për të cilat ka nevojë çdo student? - Business Magazine Albania

Cilat janë aftësitë e shekullit të 21-të për të cilat ka nevojë çdo student?


Hendeku midis aftësive që njerëzit mësojnë dhe aftësive që njerëzit kanë nevojë po bëhet më i qartë, pasi të mësuarit tradicional është shumë larg njohurive që studentët duhet të kenë, sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Vizioni i ri për arsim: Nxitja sociale dhe të mësuarit nëpërmjet teknologjisë”.

Kandidatët e ditëve të sotme duhet të jenë në gjendje të bashkëpunojnë, komunikojnë dhe zgjidhin probleme – aftësi këto të zhvilluara kryesisht përmes mësimit social dhe emocional (SEL). Duke u kombinuar me aftësitë tradicionale, këto aftësi sociale dhe emocionale do t’i pajisin studentët me njohuri për të patur sukses në ekonominë dixhitale.

Çfarë aftësish do të nevojiten më shumë?

Një analizë e 213 studimeve ka treguar se studentët të cilët kanë marrë mësime rreth SEL kanë patur rezultate 11% më të larta sesa ata që nuk morën mësime. Gjithashtu SEL çon në përfitime potencialisht afatgjata të tilla si norma më të larta të punësimit dhe plotësim arsimor.

Aftësitë e mira drejtuese si dhe kureshtja janë gjithashtu pjesë të rëndësishme për studentët për të mësuar për punët e tyre të ardhshme.

Një raport tjetër i Forum, “E ardhmja e punëve”, e lançuar gjatë takimit vjetor 2016 në Davos studoi strategjinë e punësimit, aftësitë dhe forcën e punës për të ardhmen.

Raporti konsistone në pyetjen e krerëve të burimeve njerëzore dhe zyrtarëve nga punëdhënësit kryesorë global se çfarë do të thoshte për ta ky ndryshim, në mënyrë specifike për punësim, aftësitë dhe rekrutimin në të gjithë industritë dhe në çdo shtet.

Hartuesit e politikave, edukatorët, prindërit, bizneset, studiuesit, zhvilluesit e teknologjisë, investitorët dhe OJF-të së bashku mund të sigurojnë që zhvillimi i aftësive sociale dhe emocionale të bëhet një objektiv i përbashkët dhe kompetencë e sistemeve të arsimit kudo.

Burimi: weforum.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0