Cila është kompania që eksporton në mbi 20 shtete? - Business Magazine Albania

Cila është kompania që eksporton në mbi 20 shtete?


Kompania Frutex nga Suhareka është njëra ndër kompanitë më të suksesshme prodhuese në Kosovë. Ajo prodhon pije energjike “Golden Eagle” si dhe lëngjet “Relax”. Cilësia dhe kualiteti i produkteve ka bërë që produktet e saj të jenë të shtrira në mbi 20 vende botërore.

Pronari i Kompanisë Frutex nga Suhareka Shaqir Palushi, ka thënë se gjatë vitit që kanë lënë pas kanë pasur rritje të shitjeve e po ashtu edhe të investimeve dhe numrit të të punësuarve.

“Për kompaninë Frutex viti 2016 ka qenë një vit i suksesshëm, sepse kemi pasur një rritje rreth 20% të të ardhurave dhe kjo rritje është përcjellë edhe me rritje në investime dhe rritje të numrit të të punësuarve. Gjithashtu ajo që mund të jetë e veçantë e këtij viti është vazhdimi i shtrirjes në tregun ndërkombëtar dhe sot produktet e kompanisë Frutex gjenden në tregjet e mbi 20 vende të ndryshme të Evropës, Afrikës dhe Azisë”, thekson Palushi.

Ai thotë se trende pozitive rritëse planifikojnë të kenë edhe gjatë 2017, por Qeveria e Kosovës duhet të krijojë ende lehtësira fiskale për bizneset.

“Natyrisht që pritjet për këtë vite janë edhe më të mëdha duke u bazuar edhe në premtimet e Qeverisë së Kosovës për pakon e re fiskale, e cila do të krijonte lehtësira të reja për prodhuesit kosovarë”, tha biznesmeni Shaqir Palushi.

Përveç kompanisë, Palushi udhëheq edhe Fondacionin Humanitar “Golden Eagle” që ka kontribuar në dhënien e shumë bursave për studentë si dhe ka rregulluar dhe pajisur me pajisje disa reparte të pediatrisë në vend.

 

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0