Cila është e vetmja gjë që Mbretëresha Elizabet II ha çdo ditë?


Kur je një monark me sundimin më të gjatë në botë, ti mund të hash çfarë të duash dhe kur të duash. Të dashur miq, Mbretëresha Elizabet II dëshiron tortë – veçanërisht tortën me çokollatë dhe biskotë, sipas ish-kuzhinieres së saj personale Darren McGrady.

McGrady, e cila ka gatuar për Mbretëreshën Elizabet II për njëmbëdhjetë vjet, kohët e fundit zbuloi ushqimin e saj të preferuar në faqen RecipesPlus, së bashku me detaje të tjera në lidhje me zakonet e të ngrënit të monarkes. Zakonisht, ajo “ha racione shumë të vogla” të peshkut të pjekur në skarë, mish pule, perime, sallatë dhe fruta të freskëta gjatë gjithë ditës – ajo është 90, prandaj duhet të ushqehet në mënyrë të kujdesshme – por ajo ruan hapësirë edhe për ëmbëlsirën. McGrady raporton se një përzgjedhje ëmbëlsirash përgatitet rregullisht për Mbretëreshën Elizabet II; pasi ajo merr një pjesë të caktuar, stafi është i lirë për të shijuar të pjesët e mbetura.

Kjo marrëveshje funksionon për të gjitha llojet e ëmbëlsirave, me përjashtim të tortës me çokollatë dhe biskotë, e cila realizohet me shumë kujdes. Dhe nëse Mbretëresha udhëton diku kuzhinierja e saj e ndjek pas me tortën e saj të preferuar.

Që dhe ju, lexues të BusinessMag të ndiheni si mbretër këtu do të gjeni recetën e këtij keku të famshëm.

/Insider

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale