Cikli i trajnimeve: Rrjeti i mentorëve të rinj - Business Magazine Albania

Cikli i trajnimeve: Rrjeti i mentorëve të rinj


“Vish këpucët e mia”, do të ndërtojë rrjetin e mentorëve të rinj për fëmijët në nevojë të shkollave 9-vjeçare të Tiranës. Rrjeti i të rinjve do të përfshihet në trajnimet dhe në workshopet e përgatitura nga specialistë të kurrikulës dhe nga mentorë me eksperiencë. 20 të rinj nga mosha 17-22 vjeç, do të jenë pjesë jo vetëm në trajnimet përkatëse, por dhe në eksplorimin e disa institucioneve kryesore të Tiranës, për të mësuar më shumë rreth procesit të mentorimit dhe funksionimit të institucioneve që punojnë me arsimin dhe të drejtat e njeriut.

Ø  Hapi i parë: për t’u bërë pjesë e rrjetit të mentorëve të rinj, është regjistrimi për trajnimin e pranimit 1 orë që do të realizohet në muajin Dhjetor 2017, ku do të përzgjidhen 20 të rinjtë më të motivuar. (Klikoni këtu për t’u bërë pjesë)

Ø  Hapi i dytë: 20 të rinjtë e përzgjedhur do të kalojnë në trajnimin 2 ditor, në metodat e mentorimit dhe në metodat e mësimdhënjes “Peer Cross Tutoring”, metoda e mësimit nga bashkëmoshatarët.  Trajnimi mbahet një herë në dy muaj dhe projekti zgjat deri në Korrik të vitit 2018, me mbylljen e aktivitetit të shkollës verore për fëmijët në nevojë.

Ø  Hapi i tretë: Përdorimi i materialeve didaktike, në klasat suplementare të organizuara në shkollat e ndryshme të Tiranës, për të cilën do të mbahet workshop i veçantë me përdorimin e materialeve didaktike. Të rinjtë pjesëmarrës do të mësojnë metodat e përdorimit dhe pregatitjes së materialeve didaktike për klasat e 1-3.

Ø  Hapi i katërt: trajnimi në punën me fëmijët me aftësi ndryshe. Rrjeti i mentorëve të rinj do të jetë pjesë e trajnimit për punën me fëmijët me aftësi ndryshe. Specialistë të organizatave të ndryshme do të trajnojnë të rinjtë mbi identifikimin e fëmijëve me aftësi ndryshe dhe punën fillestare me këtë grup fëmijësh.

Ø  Hapi i pestë  –  trajnimi online, Rrjeti i mentorëve të rinj do të ketë dhe trajnime të ndryshme online, mbi të drejtat e njeriut dhe mbi metodat e mentorimit dhe punës me fëmijët në nevojë.

Organizata:         Vish këpucët e mia
Subjekti:             Rrjeti i mentorëve të rinj
Kohëzgjatja:        Dhjetor 2017- Korrik 2018/ Aplikimi i hapur deri me datën 3 Dhjetor 2017  
Mosha:                17-24 vjec (Gjimnazistë në vitin e tretë dhe student të universiteteve nga të gjitha degët)
Shtrirja:                  Pranohen vetëm të rinjtë nga Tirana dhe Durrësi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0