ChatGPT mund t'ju kushtojë vendin e punës, madje para se ta keni atë, sipas një raporti të ri - Business Magazine Albania

ChatGPT mund t’ju kushtojë vendin e punës, madje para se ta keni atë, sipas një raporti të ri

Jo të gjithë në departamentin e burimeve njerëzore janë pro AI.

ChatGPT mund të eliminojë 300 milionë role me kohë të plotë në të gjithë botën, sipas Goldman Sachs.

Por, ka një mënyrë tjetër që teknologjia e njohur mund t’ju kushtojë vendin e punës  – nëse e përdorni për të shkruar CV-në tuaj ose letrën e motivimit.

Sipas gjetjeve të kompanisë së talenteve cloud iCIMS, “disa profesionistë të burimeve njerëzore janë të kujdesshëm ndaj kandidatëve që mbështeten tek ChatGPT, duke u  dhënë atyre më pak pikë në procesin e aplikimit”.

Sipas raportit, i cili anketoi studentët e kolegjit dhe të sapodiplomuarit, 47% janë të interesuar të përdorin ChatGPT ose AI për të shkruar CV-të e tyre, ose letrat motivuese. 25% e Gen Z e kanë bërë tashmë këtë.

Kjo është pengesë për një numër të konsiderueshëm profesionistësh të burimeve njerëzore: Raporti zbuloi se 39% e tyre nuk do t’ia jepnin vendin dikujt që përdor teknologjinë AI gjatë punësimit.

Lexo: Ekspertët paralajmërojnë: Inteligjenca Artificiale mund ta sjellë zhdukjen e njerëzimit

Sigurisht, shumë punëkërkues do të vazhdojnë të përdorin mjetin e kursimit të kohës pa u zbuluar. Sipas një sondazhi nga Resume Builder, i cili anketoi më shumë se 1000 aplikantë aktualë, 7 në 10 që përdorën ChatGPT raportuan një shkallë më të lartë përgjigjieje nga kompanitë – dhe 78% arritën në fazën e intervistës.

Pavarësisht hezitimit të disa rekrutuesve, ata gjithashtu mund të përdorin përfitimet e ChatGPT. “Bots gjenerues të AI (si ChatGPT) kanë potencialin për të ndihmuar kandidatët dhe punëdhënësit të jenë më produktivë dhe të komunikojnë më mirë,” tha në raport shefi i teknologjisë iCIMS, Al Smith.

AMANDA BREEN, Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0