Çfarë u vendos nga takimi i ministrit Sokol Dervishaj me përfaqësuesit e Bankës Botërore? - Business Magazine Albania

Çfarë u vendos nga takimi i ministrit Sokol Dervishaj me përfaqësuesit e Bankës Botërore?


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe me Bankën Botërore, 2 nga donatorët më të rëndësishëm për projektet në Infrastrukturë dhe Transport.

Ministri Dervishaj takimin e parë e zhvilloi me drejtorin e BERZHIT për Shqipërinë z.Mateo Colagneli, me të cilin u diskutua për projektin e linjës së re hekurudhore, Tiranë-Rinas-Durrës.

Z. Dervishaj tha se pala shqiptare është e angazhuar maksimalisht për ta ndërtuar këtë linjë të re hekurudhore, brenda afateve të caktuara nga donatorët. Ministri Dervishaj kërkoi përfshirjen në projekt edhe të stacionit të vjetër të trenave në Tiranë, për ta lidhur më tej me Kasharin, propozim që gjeti mbështetjen nga drejtori i BERZH.

Nga ana e tij drejtori Colagneli, tha se synohet firmosja e marrëveshjes brenda këtij viti, për t’i hapur rrugë fillimit të punimeve në 2017. Z. Colagneli njoftoi se janë siguruar fondet për implementimin e këtij projekti strategjik.

Ministri theksoi se kjo linjë e re hekurudhore do ti japë një dimension dhe zhvillim të ri transportit hekurudhor. Takimet e Ministrit Dervishaj vijuan me Raymond Bourdeaux, Drejtori i Bankës Botërore për Zhvillim të Qëndrueshëm për Europën Juglindore, me fokus zhvillimin e mëtejshëm të projekteve në sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve dhe në Transport.

Ministri Dervishaj u ndal te reforma e ujit, duke theksuar se shumë shpejt fillon edhe faza e dytë e kësaj reforme të rëndësishme që lidhet me implementimin në 61 ujësjellësat e rinj në gjithë vendin.

Dervishaj tha se në këtë fazë, do të synohet përfshirja dhe bashkëpunimi me kryetarët e bashkive, për ta zbatuar me sukses këtë reformë të rëndësishme. Ministri shtoi se një element që do i shtohet kësaj faze të dytë, është përfshirja e shoqërisë civile, pasi kjo reformë në thelb është një shërbim për qytetarët.

Zoti Bourdeaux mirëpriti propozimet e Ministrit, dhe u shpreh i gatshëm për të dhënë asistencën e Bankës Botërore.  Ministri Dervishaj, theksoi gjithashtu domosdomërinë për një qasje me strategjike ndaj transportit detar, si një dimension i rëndësishëm për transportin dhe ekonominë e vendit, që ende nuk ka marrë vëmendjen e duhur.  Në takim u diskutua fillimi i një projekti të ri nga Banka Botërore me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, me qëllim mbështetjen e Agjendës së Konektivitetit.

Qëllimi i këtij projekti, është plotësimi i parakushteve nga Shqipëria dhe shtetet e tjera të rajonit, për të përfituar nga fondi europian 1 miliardë euro në Transport, deklaruar nga Kancelarja Gjermane Angela Merkel.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0