Ky është muaji i solidaritetit, i dhurimit. Muaji ku gjithkush mund të ndajë ato që ka me tjetrin. Pas dhimbjes që la pas tërmeti i 26 nëntorit me epiqendër në Durrës, ky është muaji ideal që të festojmë me njëri-tjetrin dhe të dhurojmë dashuri.
Lexoni: Bashkohu edhe ti! Solidaritet me të prekurit nga tërmeti
Të presim festat e fundvitit me gëzim
Dekorimi i kryeqytetit për festat e fundivitit kishte nisur që në javët e fundit të nëntorit. Pas ditëve të zisë kombëtare, në pak ditë kryeqytetit do t’i rikthehet shkëlqimi i duhur për të pritur festat. Fëmijët janë ata që mezi i presin, ndaj për ta duhet të ketë patjetër aktivitete në Tiranë. Qendra e festimeve do të jetë sheshi “Skënderbej” me fshatin e festave, ku sheshi kthehet në një fshat të vogël më shtëpiza druri të dekoruara më ngjyrat e krishtlindjes dhe dritat vezulluese. Shtëpizat e drurit janë dyqane artizanale, bare dhe restorante të improvizura, ku vizitorët mund të blejnë dhurata, të konsumojnë ushqime dhe pije.
Disa nga sugjerimet e Visit Tirana për të kaluar bukur këtë Dhjetor në Tiranë:
Admironi dritat e krishtlindjeve
Rrugët më të bukura për t’u parë janë: bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Pazari i Ri, Pedonalja “Murat Toptani”, Rr. Myslym Shyri, Rr. Kavajës, zona e ish-bllokut etj.
Pazari i Ri
Për pasdite dhe mbrëmje të gjalla kaloni kohë te Pazari i Ri, i cili mbetet një pikë interesante për t’u vizituar në çdo kohë në Tiranë. Atmosfera e festave ndihet mjaft bukur edhe në këtë zonë të frekuentuar nga vendasit dhe të huajt.
Kalaja e Tiranës
Nuk mund të mungojë në listën e vendeve për t’u argëtuar këtë muaj as Kalaja e Tiranës. Baret dhe restorantet, si dyqanet e suvenireve në ambientet e kalasë vezullojnë nga dritat dhe zbukurimet duke i tërhequr më shumë vizitorët të kalojnë kohë pranë ambienteve të tyre. Vendi ku mund të blesh suvenire për miqtë, të konsumosh ushqime të shijshme apo një gotë verë të ngrohtë me miqtë është ajo që ju duhet në ditët e ftohta të dhjetorit në Tiranë.
Bëni pazare
Suvenire, dhurata, ushqime, gjithçka që doni për familjen dhe miqtë tuaj ju mund t’i blini në një vend të vetëm siç janë “tregu i Krishtlindjeve” si dhe në qendrat tregtare dhe dyqane të ndryshme në Tiranë.
Shijoni dëborën
Tirana është me fat që ka afër Malin e Dajtit, i cili gjatë dimrit mbushet me dëborë. Udhëtimi me teleferik është një ndër gjërat që duhet të përjetoni. Udhëtimi zgjatë rreth 15 minuta, ku do të keni mundësi shijoni panoramën e mahnitshme veçanërisht kur është e mbuluar me dëborë. Edhe pse nuk ka qendra skish, ju mund të argëtoheni duke luajtur në dëborë.
Mos humbni eventet në Tiranë
Njerëzit kanë shumë ditë pushimi. Ndaj mund ti kaloni duke parë filma në kinema, shfaqje në teatro, ndiqni koncerte gjatë festave të fundvitit. Për të mos humbur eventet që ndodhin në Tiranë.
Disa nga eventet e publikuara deri më tani janë:
- Ëndrra e një nate vere- shfaqje në Teatrin Metropol (deri 6 dhjetor)
- OSAAB pazari i 20-të ndërkombëtar (8 Dhjetor 2019 Hotel Rogner)
- Rage of the Rampage- koncert në Tiranë (20 Dhjetor 2019, Parku Olimpik)
- Tirana Patience- ekspozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve
- Ekspozitë e Jean Molitor-Një udhëtim fotografik përreth botës (9 dhjetor 2019) Muzeu Kombëtar
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.