Muaji Mars, sinonimi i ardhjes së pranverës dhe lulëzimit. Marsi është një ndër muajt më të bukur në Tiranë. Koha fillon e ngrohet, dita fillon e bëhet më e gjatë dhe njerëzit kanë më shumë mundësi për aktivitete argëtuese. Nga ne shqiptarët pritet me shumë entuziasëm për shkak të disa ditëve të shënuara kalendarike si: Festa e Mësuesit (7 Mars), Festa e Nënës (8 Mars), Festa e Ditës së Verës 14 Mars, dhe më 22 Mars festohet Dita e Nevruzit.
Eventet në Mars nisin me disa aktivitete në kuadër të Samitit të Diasporës. Do ketë panair artizanësh te Pazari i ri, Koncert të Ansamblit Tirana te Kalaja e Tiranës etj. Shih më shume programin këtu. 7-8 Marsi, festa e Mesuesve dhe Grave, gjithnjë konsiderohen si ditë festive, edhe pse sivjet janë planifikuar gjithashtu disa protesta dhe fushata sensibilizimi për gratë. Ne ju sugjerojmë gjithashtu të ndiqni Festivali Ndërkombëtar i Gruas nga 8-11 Mars te Kinema Milenium.
Në 14 Mars, shqiptarët festojnë Ditën e Verës, një festë pagane e ardhur nga kohët e lashta. Elbasani është qyteti i cili e ka në traditë këtë festival (lexoni këtu) por vitet e fundit vëmendja është kthyer dhe në kryeqytetin shqiptarë, Tiranë. Bashkia e Tiranës përgatit një program të gjerë gjatë gjithë ditës enkas për Ditën e Verës. 14 Marsi, është një ditë pushimi dhe në të gjithë vendin festohet ardhja e pranverës dhe “bereqetit”. Është interesante se nuk quhet “Dita e Pranverës”, por Dita e Verës dhe pse festohet në stinën e Pranverës, sepse ditët e ngrohta nisin shumë herët dhe vendi ynë ka 300 ditë me diell në vit.
Koncerte, paradë karnavalesh, lojëra dhe argëtime pafund shënohen këtë ditë. Është dita më e mirë për provuar se si festojnë shqiptarët, ushqimet dhe traditat tona. Marsi është i ngjeshur dhe me aktivitete në ditët e tjera, me shfaqje teatrale, ekspozita dhe koncerte, të cilat do t’i gjeni të publikuara këtu.
Një ndër eventet tona speciale është Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve të foto-konkursit në mediat sociale, i cili do të organizohet në javën e parë të Marsit. Ne do të zgjedhim 3 fitues të konkursit të zhvilluar në Instagram dhe Facebook nga data 1 Dhjetor 2018 dhe 28 Shkurt 2019.
Visit Tirana ofron ture kulturore gjysmë-ditore, 24-orëshe dhe 48-orëshe. Sugjerohen edhe turet e aventurës, të cilat po pëlqehen shumë së fundmi nga shqiptarët dhe të huajt.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.