Çfarë po ndodh me sponsorët e Euro 2020?! Pas Ronaldos, Pogba e Locatelli bëjnë të njëjtin gjest - Business Magazine Albania

Çfarë po ndodh me sponsorët e Euro 2020?! Pas Ronaldos, Pogba e Locatelli bëjnë të njëjtin gjest

sponsorët

Këtë vit të kampionatit Europian po ndodh diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Lojtarët si Cristiano Ronaldo, Paul Pogba dhe Locatelli kanë larguar nga tavolina gjatë konferencës për shtyp shishet e Coca-Cola dhe Heineken. Të gjithën e nisi Ronaldo kur largoi para pak ditësh 2 shishet e Coca-cola dhe mori një shishe ujë, me mesazhin që duhet konsumuar ujë për një shëndet më të mirë.

Pas tij, të njëjtin gjest ka bërë edhe mesfushori i Francës Paul Pogba, por këtë herë me një shishe Heineken gjatë një konference shtypi në Euro 2020.

Pogba, një mysliman praktikues, largoi shishen e birrës kur u ul të fliste për mediat të Martën pasi u emërua njeriu i fitores në ndeshjen 1-0 të Francës në Grupin F ndaj Gjermanisë.

Heineken, një nga sponsorët zyrtarë të Euro 2020, nuk komentoi menjëherë për këtë.

Por nuk ka mbetur vetëm me kaq edhe Locatelli, futbollisti i Italisë ka larguar shishet e Coca Cola duke marrë në tavolinë ujin.

Lexoni: Bie vlera e aksioneve të Coca-Cola. Shkaku Cristiano Ronaldo

Ronaldo, lëvizi shishet me coca-cola mënjanë ndërsa u ul për të folur për mediat përpara hapjes së të martës në Grupin F kundër Hungarisë.

36-vjeçari pastaj mbajti një shishe ujë dhe tha “Agua” në Portugez, duke bërë tituj në media të ndryshme.

Aksionet e gjigantit të pijeve ranë 1.6% të hënën, duke fshirë rreth 4 miliardë dollarë nga kapitalizimi i tregut të kompanisë, pas gjestit të Ronaldos.

Në një përgjigje, organi drejtues i futbollit në Europë UEFA tha: “Coca-Cola ofron një gamë pijesh për t’iu përshtatur shijeve dhe nevojave të ndryshme, të cilat janë në dispozicion të lojtarëve gjatë gjithë turneut.”

“Kjo përfshin ujëra, pije dhe lëngje isotonike sportive, kafe dhe çaj, si dhe Coca-Cola.”

Ajo që duket si reklamë e keqe ka bërë që këto dy sponosra të jenë në qendër të vëmendjes në të gjitha mediat dhe rrjetin.

/reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0