Çfarë po ndodh me Shqipërinë ndërkohë që rajoni konkuron me teknologji? - Business Magazine Albania

Çfarë po ndodh me Shqipërinë ndërkohë që rajoni konkuron me teknologji?


Sektori i bujqësisë ka rritur peshën në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto duke zënë 20.32 % të totalit të PBB, pas një rënieje domethënëse që sektori shënoi në vitet 2008-2009.

Teksa vendet e rajonit janë duke zhvilluar fort industrinë automative dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit, ekonomia e Shqipërisë është zhvendosur drejt bujqësisë duke mos mundur të përparojë me teknologjinë.

Rreth 9 vite më parë pesha e bujqësisë në PBB ishte 16-17%, sektori i ndërtimit po avanconte duke zënë 15% të strukturës së ekonomisë.

Me përfshirjen e vendit nga kriza ekonomike e vitit 2008, sektori i ndërtimit që gjithnjë e më shumë po merrte peshën kryesore në ekonominë e vendit ra me të shpejtë, teksa bizneset e sektorit u gjetën të papërgatitura për t’u diversifikuar në sektorë të tjerë me vlerë të lartë të shtuar. Ndaj shumë biznese të ndërtimit u turrën drejt fermave, duke ndërtuar ferma kafshësh dhe sera, pa ditur se, Shqipëria nuk mund të eksportojë prodhimet e saj blegtorale në BE.

Megjithë këtë tendencë sektori i bujqësisë është tërësisht në informalitet, teksa të dhënat statistikore për sektorin mungojnë. Edhe Kosova ka më shumë se 4 indekse çmimesh për inputet dhe prodhimet bujqësore dhe publikon çdo tre muaj të dhëna të detajuara për bujqësinë dhe bizneset e sektorit.

Në vendin tonë, bujqësia kontribuon 43% në punësim, mbi 20% të strukturës së ekonomisë së vendit, por inventarët për ecurinë e sektorit mungojnë totalisht.

Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit, ndërkohë që paradoksi qëndron në faktin se vendi vijon të jetë importues neto i prodhimeve bujqësore.

Në Maqedoni, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Malin e Zi zë vetëm 10% të PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%; në Ukrainë 11.8% dhe në Rusi vetëm 4%. Në vendet e zhvilluara të BE, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së. Teksa sektori ka pozitë dominuese në ekonominë shqiptare, vendi vijon të importojë produkte ushqimore 4.7 herë më shumë se sa eksporton.

burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0