Çfarë po ndodh me Google?

Çfarë po ndodh me Google?


Wall Street është me të vërtetë i lumtur pas raportit më të fundit rreth fitimeve të Google.

Kompania e teknologjisë solli 27.77 miliardë dollarë të ardhura gjatë tre muajve të fundit, duke arritur 24% më shumë nga ajo e vitit të kaluar.

Ne patëm një tremujor emocionant, me të ardhura deri 24 % vit pas viti, duke reflektuar forcën në Google dhe ‘Other Bets’,” tha në një deklaratë zyrtarja kryesore e Alphabet, Ruth Porat. “Fitorja jonë është një rezultat i investimeve gjatë shumë viteve në njerëz, produkte dhe partneritete fantastike.”

Shumica e atyre miliardave vijnë ende nga reklamat, AKA Google dhe dominimi i saj në kërkimin në internet. Ajo që kompania mëmë Alphabet e quan “Other Bets” përfshin, makinat me vetë ngarje në Waymo, pajisje si telefoni i ri Pixel dhe Google Fiber-ende po humbasin para. Këto “Other Bets” humbën 812 milionë dollarë këtë tremujor.

Për një periudhë më afatgjatë mbetemi të ngazëllyer për mundësitë në Other Bets,” tha Porat.

Dhe për të mos lënë polemika, drejtori ekzekutiv Sundar Pichai në mënyrë të tërthortë ka pranuar në komentet e tij për reklamat e blera nga bot-ët ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

Në thelbin tonë, ne mbetemi një kompani informacioni,” tha Pichai.

Ndërsa paraqiten kërcënime të reja, jemi të përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe organizatave të medias,” shtoi ai.

Mesa duket Google ka më shumë sukses në atë që është baza e funksionimit të tij, pra si motorr kërkimi.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0