Çfarë po bën bota e teknologjisë për krizën e refugjatëve në Evropë?

Çfarë po bën bota e teknologjisë për krizën e refugjatëve në Evropë?


Kohët e fundit është vështirë të ndezësh televizorin apo të klikoni lajmet në ueb dhe të mos ballafaqoheni me artikuj apo lajme rreth krizës së refugjatëve. Lufta civile në Siri dhe largimi masiv i shtetasve të këtij vendi ka ngjallur reagimin e publikur të gjërë. Njerëz kudo po përpiqen sadopak të ndihmojnë në lehtësimin e kësaj situate si një kundërpërgjigjie ndaj përgjumjes së institucioneve shtetërore të vendeve të prekura më së shumti.

Edhe industria e teknologjisë kërkon të shtrijë një dorë ndihme. Nuk është një ndihmë financiare si ajo e Google, Airbnb dhe Kickstarter, por janë përpjekjet e disa individëve dhe grupeve duke krijuar platforma dhe struktura të cilat e bëjnë më të lehtë ofrimin e ndihmave humanitare tek të gjithë të prekurit.

Zhvilluesit kanë krijuar harta mobile
Hartat mobile janë një element kyç në rrugëtimin e refugjatëve drejt një vendi të sigurtë. Hartat e Google, një GPS apo një pajisje tjetër e ngjashme mund t’u shpëtojë jetën.

Arriving in Berlin është një nismë dedikuar refugjatëve sirianë. Ofron akses në shërbime lokale, informacion rreth doktorëve që flasin gjuhën arabe dhe informacion rreth librarive me akses në internet.

Organizata humanitare Global Initiative ka punuar bashkërisht me zhvillues vullnetarë të Techfugees për të krijuar një databazë hartash dhe rrugësh. What3words, fituesi i Innovation Grand Prix në festivalin e kreativitetit në Lion, ofronte një nga platformat më interesante të hartave. Për njerëzit që jetojnë në kampe refugjatësh, ky sistem bën të mundur ushtrimin e disa të drejtave bazike si raportimi i një krimi, kujdesi shëndetësor dhe pranimi i dërgesave.

Por për refugjatët ekzistojnë sfida të shumta dhe këtu përfshihen edhe diferencat gjuhësore dhe kulturore të cilat shërbejnë si pengesë edhe për shërbimet më bazike siç është kërkimi i ndihmës.

Ndërsa fokusi i një startupi finlandez quajtur Funzi konsistonte në ofrimin e ndihmës për vendet afrikane, tani startupi ka krijuar disa seri mësimi për refugjatët në Finlandë ku përfshihen burime të gjuhës, komunikimit dhe të drejtave ligjore.

Edukimi dhe Punësimi
Ajo që diferencon sektorin e teknologjisë nga të tjerët është lehtësia në transferimin e profesioneve nga një kontinent tek tjetri. Duke bashkuar përpjekjet ndaj sfidave të papunësimit për refugjatët, disa kreativë nga vende të ndryshme të botës kanë lançuar I Am Not a Refugee, një uebfaqe dizenjuar për t’i ndihmuar në gjetjen e vendeve të punës.

Madje një startup finlandez ka krijuar “Startup Refugees”, një rrjet ndërtuar në bashkëpunim me institucionet shtetërore për të ofruar internshipe profesionale për refugjatët të cilët një ditë do të kenë mundësi ligjërisht të ushtrojnë profesionin e tyre.

Në Berlin vullnetarët kanë krijuar Refugee on Rails, një shkollë kodimi për refugjatët në këtë qytet. Kjo nismë ofron mësim të kodimit për fillestarët por edhe ata që kanë ndërprerë studimet.

/PCWorld Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0