Çfarë ndryshimesh ka sjell Google Maps në ndihmë të përdoruesit? - Business Magazine Albania

Çfarë ndryshimesh ka sjell Google Maps në ndihmë të përdoruesit?


Google ka përditësuar aplikacionin e “Google Maps” në Android me ndryshime të cilat synojnë t’a bëjnë informacionin lehtësisht të aksesueshëm.

Me një gjest të vetëm mbi ndërfaqen kryesore, përdoruesit do të marrin informacion për trafikun, itineraret e autobuzëve dhe trenave, vendeve për të ngrënë, ATM-ve që ndodhen afër, farmacive e shumë të tjera.

Pasi të keni rrëshqitur gishtin nga poshtë lart sapo të keni hapur aplikacionin do të vëreni tre seksione të reja të destinacioneve, trafikut dhe itinierareve përfaqësuar nga tre ikona të vogla.

Në seksionin e parë përdoruesit do të marrin një listë restorantesh të përzgjedhura nga Google dhe të organizuara në kategori si “ushqim i lirë,” “drekë biznesi” etj. Këto rekomandime mbërritën për herë të parë në 2015-tën në SHBA dhe u zgjeruan në mbarë botën. Përveç vendeve për të ngrënë, ky seksion do të ofrojë informacion për destinacionet si ATM-të bankare, farmacitë, supermarketet, pikat e karburantit dhe të tjera dyqane.

Në seksionin e dytë do të gjeni informacione të trafikut në kohë reale mes dy destinacioneve, shtëpisë dhe punës. Përditësimi sjell një veçori të dobishme e cila aktivizohet duke klikuar “Start Driving”. Google Maps do ju lajmërojë për vonesa që mund t’ju presin gjatë rrugës si rezultat i trafikut.

Në seksionin e tretë dhe të fundit përdoruesit do të gjejnë informacione rreth itinerareve të fundit të trenave dhe autobuzëve. Gjithashtu do t’u ofrohet informacion edhe për kohëzgjatjen e udhëtimit.

Shumica e këtyre veçorive kanë qenë pjesë e Google Maps por me versionin e ri të aplikacionit ato janë më të prekshme dhe “më afër” përdoruesit.

Google tha se aplikacioni i përditësuar është i disponueshëm në Android, duke mos dhënë detaje për homologun në iOS. Zakonisht çdo ndryshim i aplikuar në Android mbërrin në iOS nga 4-6 javë më pas.

Burimi: pcworld.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0