Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pushoheni nga puna - Business Magazine Albania

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur pushoheni nga puna

Të pushoheni papritur nga puna, nuk ka efekte vetëm psikologjike. Edhe trupi juaj reagon ndaj pushimit nga puna. Më poshtë janë disa këshilla psikologjike për ta rimarrë veten dhe për tu rikthyer në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur.

Kushdo që është pushuar nga puna e di mirë (edhe nëse ka ndodhur vite e vite më parë, e mban mend si të ishte dje): efektet psikologjike të kësaj përvoje janë të shumta, dhe të gjitha negative. Fakti është se, siç është shpjeguar edhe nga studime të tjera, trupi gjithashtu vuan ndaj pushimit nga puna, duke shfaqur shenja të forta stresi në aspektin fizik.

LEXO: Një CEO i ri në kompani nuk do të thotë se do të pushohesh nga puna

Nëse jeni pushuar nga puna ka të ngjarë të keni shqetësime psikosomatike.  

Siç thekson psikoterapistja dhe psikoanalistja Rossella Valdré: “Pushimi nga puna – përkufizohet si një ngjarje traumatike – shoqërohet nga një reagim psikologjik zemërimi, dekurajimi, humbje. Natyrisht, pasojat psikologjike të pushimit nga puna ndryshojnë në varësi të historisë dhe karakterit të personit, të burimeve personale dhe ekonomike, si dhe shkallës së rezistencës, ose aftësia për t’iu përshtatur statusit të ri (në këtë rast, i imponuar). Ata që hyjnë në një fazë depresioni post-pushim nga puna, do të vuajnë nga pagjumësia, përveç problemeve të tjera si çrregullimit gastrointestinal, migrena, shtimi dhe humbja në peshë. Secili ka një pikë të dobët nga pikëpamja fizike, në të cilën trauma e shkarkimit nga puna gjen mundësinë për të dalë në pah. Në këtë rast flitet për sëmundje psikosomatike, e cila gjithsesi nuk duhet të nënvlerësohet. Këshillohet që në këto raste të flisni me mjekun e familjes për të parandaluar përkeqësimin e shqetësimeve fizike.

Gabimet që duhet të shmangni në fazën e shkarkimit nga puna

Ekziston një pikë tjetër e rëndësishme për t’u marrë parasysh. Valdré shprehet se “një pjesë e madhe e njerëzve të pushuar nga puna ndjehen fajtorë. Edhe nëse objektivisht nuk kanë bërë asnjë faj, ata që janë pushuar nga puna ndiejnë se kanë gabuar diçka, ose gjithçka. Me pak fjalë, ndihen përgjegjës.

Një mekanizëm i ngjashëm psikologjik u ndodh edhe fëmijëve që rrihen apo abuzohen, të cilët ndihen në faj për të gjithë jetën, si të kishin kontribuar, në njëfarë mënyre, në atë ngjarje dramatike. Në këto raste, ia vlen të mposhtni krenarinë dhe të kërkoni ndihmë nga njerëzit e afërm, miqtë, , por, mbi të gjitha, psikologu.

Tundimi për t’u izoluar / apo pretendimi i të qenët i vetëmjaftueshëm, duke shmangur ballafaqimin me brishtësinë dhe botën e jashtme, është një mekanizëm mbrojtje që më shumë i bën dëm, se e ndihmon një person të pushuar nga puna.

VANITY FAIR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0