Çfarë mund të mësoni nga emocionet dhe ndjenjat tuaja të brendshme? - Business Magazine Albania

Çfarë mund të mësoni nga emocionet dhe ndjenjat tuaja të brendshme?


Një nga gjërat më të bukura që kam mësuar me Programimin Neuro-Linguistik është se si të ndihem më konfidente.
Hapi i parë për t’u ndjerë më konfident është që t’u kushtoni vëmendje emocioneve dhe ndjenjave të brendshme, të dëgjoni zërin e mekur, i cili pavarësisht se do të ulërasë, humbet diku në brendësi apo nuk gjen drejtimin e duhur. Dëgjojeni këtë zë, kushtojuni vëmendje ndjenjave të brendshme. Vendosini ato në një ekran të madh si ekrani i një kinemaje, studiojini me vëmendje, dëgjoni çdo fjalë, shikoni me vëmendje çdo lëvizje të tyre.

Më poshtë, kam përgatitur disa pika me anë të të cilave mund të kuptoni emocionet tuaja negative:

INATI

Inati, zakonisht tregon që ne vetë apo dikush nga jashtë ka shkelur një nga rregullat tona. Dikush ka kaluar limitet e privatësisë suaj apo ka shkelur rregullat tuaja të brendshme. Në këtë rast ose duhet të bëni diçka për atë gjë së cilës i besoni se është e drejtë, ose në disa raste, të pranoni ato gjëra që nuk mund t’i ndryshoni.

Lexo: 5 teknika për të punuar me sukses me njerëz që janë të ndryshëm nga ju

FRIKA

Frika, zakonisht është thjesht një paralajmërim se diçka e keqe mund të ndodhë, pra truri dërgon sinjale, jini gati. Këtu tregohuni të kujdesshëm të bëni dallimin mes frikës reale dhe ireale. A keni frikë edhe në një situatë ku nuk ka arsye për të provuar ndjenjat e frikës, në një situatë ku zakonisht deri tani nuk e keni pasur këtë problem? Ndoshta mund te keni arsye reale për këtë paralajmërim. A ndodheni i vetëm në pyll dhe po bie nata, keni humbur rrugën, takoni një njeri i cili nuk ju ka bërë asnjëherë të ndiheni i/e sigurt, jeni para një investimi ku rreziku mund të jetë ma pasoja katastrofike?!?!
Kujdes nga frikërat e frikshme, frikërat imagjinare të cilat janë pengesa kryesore drejt asaj që doni të arrini, pasi në fund të fundit të gjithë duam rezultate, jam e sigurt që edhe ju. Këto rezultate duan guxim.

ZHGËNJIMI

Zhgënjimin zakonoshit e provojmë si ndjenjë kur nuk arrijmë nivelin apo rezultatet që besojmë se duhet të arrinim apo brenda kohës që mendonim se do duhej t’i arrinim. Mesazhi në këtë rast është që t’i jepni kohë vetes për reflektim të veprimeve dhe punës tuaj për arritjen e rezultateve që dëshiron. Kur analizoni, ju jeni para një vendimi, pra ose bëni diçka ndryshe, pra ndryshoni strategjitë, rrugët, metodikën e punës ose hiqni fare dorë nga objektivi që i keni vendosur vetes.

FAJI

Faji: zakonisht filloni të ndiheni me faj atëherë kur nuk jetoni sipas standarteve dhe etikave tuaja. Mesazhi i cili merrni kur ndiheni fajtor/-e është shumë i thjeshtë – mos bëni përsëri atë gjë që ju bën të ndiheni fajtor dhe gjithashtu bëni gjithçka të rregulloni situatën.

TRISHTIMI

Trishtimin e përqafojmë kur e ndjejmë që na mungon diçka nga jeta. Arsyet mund të jenë të ndryshme. Mund të ndiheni të trishtuar sepse keni humbur diçka ose keni humbur kontaktin me këtë për gjë. Në të dyja rastet mesazhi është i qartë: vlerësoni atë çfarë keni humbur dhe të jeni mirënjohës për ato çfarë keni ende. Në disa raste ky mesazh do të thotë të luftoni për atë çfarë keni humbur që ta fitoni përsëri, si p.sh., një dashuri e humbur apo ëndërr e braktisur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0