Çfarë është dinamika e ego-shpirtit? - Business Magazine Albania

Çfarë është dinamika e ego-shpirtit?

dinamika e ego-shpirtit

 Manjola Perja, kontributore

DESH- Dinamika ego-shpirt është qasja holistike ndaj zhvillimit njerëzor e përpunuar nga lideri botëror Richard Barrett, në librat e tij “Çfarë më tha shpirti mua” botuar në vitin 2012 dhe “Psikologjia e re e mirëqenies njerëzore” në vitin 2016. Qasja e DESH, e bazuar në modelin Barrett të Fazave të Zhvillimit Personal, na çon në një kuptim energjik të realitetit  që ndërthur, shkencën, psikologjinë dhe shpirtëroren.

Ajo që e veçon qasjen DESH nga shumica e modeleve të tjera të zhvillimit është se hulumton shëndetin mendor dhe fizik nga këndvështrimi dinamik evolucionar i ego-shpirtit.

Ju nuk do ta gjeni këtë qasje në asnjë dokument shkencor, sepse shpirti nganjëherë quhet uni i lartë, thelbi i brendshëm ose thjesht vetja, ku së bashku me temën e vetëdijes është injoruar kryesisht nga bota akademike moderne.

Ky nuk është rasti i 60 – 80 viteve më parë kur psikoterapistët e njohur ndërkombëtarisht Carl Jung dhe Roberto Assagioli zhvilluan qasjen psikologjike ndaj shëndetit mendor që përfshinin shpirtin.

Lexo: Efektet e vlerave pozitive dhe atyre potencialisht kufizuese

Ne vetëm mund ta vlerësojmë qasjen e DESH ndaj shëndetit mendor dhe fizik duke pranuar kufijtë e perceptimit tonë fizik tre-dimensional dhe duke përqafuar jetën tonë të brendshme energjike plotësisht, veçanërisht nevojat e egos, dëshirat e shpirtit dhe se si këto nevoja dhe dëshira kryqëzohen dhe ndikojnë në mendimet, besimet, vlerat, emocionet dhe ndjenjat tona.

DESH përfshin dhe kapërcen qasjen shpirtërore të jetës. Kur fokusi juaj është në mënyrë unike “shpirtërisht”, ju jeni të përqendruar në udhëtim. Kur fokusi juaj është “duke jetuar jetën e shpirtit tuaj”, ju jeni të përqendruar tek udhëtimi dhe destinacioni. Ju e dini se ku po shkoni dhe keni mjetet për t’ju mbështetur në udhëtim.

Burimi:Richard Barrett – What is Ego-Soul Dynamic

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0