Çfarë e ndryshon botën sipas Richard Branson? - Business Magazine Albania

Çfarë e ndryshon botën sipas Richard Branson?


Sir. Richard Branson*

Gjithmonë kam besuar se vrulli për krijimin e ndryshimit fillon me ndarjen e një ideje edhe nëse ajo nuk duket kushedi se çfarë për të nisur të gjithë këtë gjë. Çdo iniciativë brenda Virgin Group fillon duke e ndarë idenë me një ekip, i cili është gati të më ndihmojë mua të përmirësoj idetë dhe t’i materializoj ato.

Fillon me të qenit kurioz dhe shfrytëzimin e të gjitha mundësive për ta shndërruar një ide në realitet. Më shumë se kaq, duke ndarë idetë me të tjerët, ne vendosim marrëdhënie autentike dhe origjinale me njerëz mbi bazën e të pasurit një qëllim të përbashkët.

Takova së fundmi në ishullin e Nekerit (Necker Island), Mark Bakacs dhe Justin Brown, themeluesit australianë të Ideapod. Platforma e tyre e re e medias sociale (Ideapod) ka të bëjë me ndarjen e ideve dhe bashkëpunimin për t’i sjellë ato në jetë. Një gjë e tillë veç rrit shanset e shoqërisë për të paraqitur më shumë koncepte të ndryshme.

Ndonjëherë njerëzit janë fjalëpakë e nuk tentojnë të ndajnë idetë e tyre, sepse kanë frikë se do të përqeshen ose të nxirren nga puna. Por shpesh këto ide janë më inovatoret.

Ashtu siç shkruan edhe shkrimtari, Arthur C. Clarke, “Idetë e reja kalojnë në tre faza: 1. nuk bëhet 2. ndoshta bëhet, por nuk ja vlen ta bësh 3. e kam ditur gjithnjë që ishte një ide e mirë.”

Vetëm duke punuar bashkë për zhvillimin e ideve, ne mund ta ndryshojmë botën.

* themelues i Virgin Group, biznesmen dhe investitor anglez  

Burimi: www.virgin.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Testi i vërtetë nuk është si të shmangësh dështimin, por si ta përballosh atë.”
— Barack Obama
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0