Çfarë duhet të dimë kur punojmë në distancë?

Çfarë duhet të dimë kur punojmë në distancë?


Të punosh në distancë, edhe pse është shumë popullore si metodë, për punonjësit është shpesh e vështirë. Kjo më së tepërmi, pasi pjesa më e madhe e liderëve nuk i marrin në konsideratë nevojat e veçanta të punës që kanë këta lloj punonjësish. Të punosh nga shtëpia duket si një bekim, megjithatë është shumë herë më e vështirë për të krijuar marrëdhënie me kolegët apo të qëndroni të angazhuar në kulturën e kompanisë duke u ndier pjesë e një stafi.

Por sërish, më shumë se 50% e punonjësve të cilët punojnë larg vendit të punës, duan që të rrisin numrin e orëve të tilla. Kështu që, në mënyrë që të jeni pozitivë dhe të motivuar ndërkohë që kolegët i keni larg, ja disa këshilla për ju:

Çfarë duhet të dimë kur punojmë në distancë?

1. Gjeni periudhën më produktive të orëve të punës

Jo çdokush është produktiv në të njëjtën kohë të ditës. Kjo mbase është edhe arsyeja për të cilën duket kaq mirë që të keni një punë ku oraret të jenë më shumë fleksibile se sa një 8 orarësh klasik, 9 me 5.

Nëse keni fleksibilitetin të zgjidhni orët tuaja të punës gjatë ditës, sigurohuni që të jenë orët e duhura. Nëse jeni dakord me marrëveshjen që do ju ofrohet, atëherë është fantastike, por që të siguroheni, merrni një javë kohë për të vëzhguar kohën kur energjitë dhe nivelet tuaja të performancës shfaqen në nivelin më të lartë.

Pak rëndësi ka nëse është 6 e mëngjesit, ose 11 e darkës, skedulojini orët tuaja të punës në mënyrë të drejtë. Në këtë mënyrë ju mund t’i planifikoni detyrat që keni më mirë. Nëse keni një detyrë që kërkon shumë punë në dorë, më e mira është që ta kryeni gjatë atyre orëve kur produktiviteti arrin maksimumin.

2. Bëni për vete një sistem të shkëlqyer të menaxhimit të detyrave

Menaxhimi efektiv i detyrave ose sistemi i raportimit të statusit është vital për cdo skuadër që punon nga distanca. Jo vetëm për t’u siguruar që e gjithë puna kryhet, dhe bëhet në mënyrë efektive, por edhe për t’i dhënë kuptim dhe kontekst punës që bën dikush.

Harvard Business Review shkruan se “nga të gjitha gjërat që mund të përmirësojnë jetën e brendshme të punës, më e rëndësishmja është të bësh progres duke bërë punë të mirë dhe që ka kuptim”. Kur punoni nga distanca, e vetmja mënyrë për të kuptuar esencën e asaj që bëni për skuadrën tuaj, mund të arrihet nga komunikimi konstant.

3. Gjeni mënyra për të festuar

Lidhja me njerëzit me të cilët punoni është çelësi. Sigurohuni që të maksimizoni efektin e teknologjisë së komunikimit dhe të ndani me të tjerët sukseset personale, po ashtu edhe ato profesionale. Dhe mos harroni të përfshini në “festime” njerëzit me të cilët punoni. Këtu mund t’ju ndihmojnë rrjetet sociale si Facebook.

Kur shikojmë hierarkinë e nevojave të Maslow, mund të kuptoni se ky lloj “festimi”, ndërton vetëbesimin dhe ju jep ndjenjën e përkatësisë, e cilandihmon në përballimin e punës.

4. Dilni nga shtëpia sa më shumë të jetë e mundur

Konvenienca dhe privatësia e të punuarit nga shtëpia mund të duket një ide shumë e mirë, por kini kujdes të mos ndjeni vetminë duke u mësuar me qëndrimin në shtëpi.

Kështu pra, mundohuni të punoni nga një kafene, një hapësirë e përbashkët pune ose çdo vend tjetër me njerëz rreth jush. Nëse preferoni të rrini vetëm dhe të përqëndroheni, të paktën bëjeni një ditë pushim dhe dilni të bëni një xhiro në park ose të takoni një mik për drekë. Kontakti njerëzor është i rëndësishëm për të kthjelltësuar mendjen dhe të largoheni nga mendimet tuaja për pak.

5. Inkurajoni takimet fizike

Takimet ballë-për-ballë rrisin besimin dhe ndihmojnë pjesëtarët e skuadrës të lidhen me njëri-tjetrin. Nëse skuadra juaj është e shpërndarë nëpër të gjithë botën, të bëheni bashkë në të njëjtën hapësirë fizike mund të jetë e vështirë, veçanërisht kur janë të përfshirë shumë njerëz. Edhe pse punën mund ta bëni të ecë më shpejt falë mjeteve online, asgjë nuk krahasohet me një bisedë aktuale, ballë-për-ballë dhe të shpenzoni kohën në të njëjtën hapësirë fizike për ndryshim.

Puna në distancë është një trend global që është dhe duhet të inkurajohet, për shkak efektit të fortë pozitiv në angazhimin e punonjësve dhe produktivitetin. Por sigurohuni që të mos përfundoni si një freelancer.

 

/Shkruar nga Alexander Maasik, Publikuar nga Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0