Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm të dielën në mbrëmje? - Business Magazine Albania

Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm të dielën në mbrëmje?


Mbrëmja e së dielës është një nga netët më stresuese të njerëzve, sipas një sondazhi nga Monster.com, sipas të cilit rreth 78 % e njerëzve e përjetonin mbrëmjen e së dielës si më të tmerrshme nga të gjitha ditët.

Kjo, sepse u kujton atyre javën e re dhe të ngarkuar që i pret të nesërmen. Por mbrëmja e së dielës të ndihmon për të parashikuar një javë të mbarë dhe të qetë, nëse mësohesh që ta organizosh siç duhet.

Por Laura Vanderkam në librin e saj “Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm të dielën”, jep 12 këshilla se si të ktheni të dielat në një ditë suksesi. Zakonisht, njerëzit e suksesshëm e kanë mbrëmjen e së dielës një nga momentet e tyre më të mira, sepse përgatiten që të hyjnë në javën e re me këmbën e djathtë.

Ja çfarë bëjnë ata:

Shpenzojnë kohë me familjen dhe miqtë

Sepse e dinë që java do të jetë e gjatë dhe më e mbarë, nëse kalojnë më shumë kohë me të dashurit e tyre.

Planifikojnë diçka argëtuese

E hëna vjen shumë shpejt dhe për ta pritur mirë, njerëzit e suksesshëm e konsiderojnë diçka shumë të rëndësishme që mbrëmjen e së dielës të fokusohen në gjërat argëtuese me familjarët.

Organizojnë planin e javës

Disa njerëz të suksesshëm kanë dëshirë të shohin kalendarin dhe të vendosin objektivat e javës qysh në mbrëmjen e së dielës.

Bëjnë ushtrime

Njerëzit e suksesshëm i kushtojnë rëndësi aktivitetit fizik të dielave. Shëtisin, luajnë lojëra të ndryshme, tenis, ose shkojnë në palestër.

Hanë shëndetshëm

Këtë e bëjnë gjithmonë, por sidomos mbrëmjet e së dielës kalojnë kohë për të ngrënë ushqimin e tyre të preferuar. Alkooli nuk zë vend tek ata këtë mbrëmje, sepse e hëna nuk duhet të nisë me dhimbje koke. Një vakt i shëndetshëm dhe çaj bimor me limon është ideal.

Lexojnë

Shumë njerëz të suksesshëm e kanë rutinë të lexuarin, kështu që edhe e diela në mbrëmje nuk bën përjashtim nga kjo.

Telefonata dhe e-mail

Shpesh përfitojnë edhe për t’iu përgjigjur telefonatave dhe email-eve që nuk kanë mundur t’u japin rëndësi gjatë javës.

Pushojnë

Pas telefonatave, ndërsa e dinë se java do të jetë super e ngarkuar, kjo mbrëmje ka nevojë për më shumë relaks dhe njerëzit e suksesshëm e dinë mjaft mirë këtë. Qetësi për trupin dhe mendjen.

Ndjekin të gjitha angazhimet

Ndërsa kanë bërë premtime për t’i realizuar javën e kaluar, ata gjithmonë e gjejnë mundësinë për t’i realizuar. Kështu, këtë mbrëmje ata angazhohen për gjëra të reja që duhet t’i arrijnë gjatë javës.

Reflektojnë

Darka mund të jetë një moment mjaft i mirë për të kthjelluar ndjenjat, sidomos nëse mbrëmja e së dielës është ajo periudhë stresuese që kalojnë të gjithë. Një mënyrë e mirë është edhe për t’i shkruar ndjesitë dhe perspektivat e javës. Kjo bën mirë për t’u qetësuar.

Kontribuojnë si vullnetarë

Një mënyrë tjetër mjaft e mirë, sipas specialistëve, është edhe të japësh kontributin si vullnetar aty ku dikush ka nevojë. Asgjë më shumë se kjo nuk do të ta heqë stresin para një jave të gjatë e të mbushur. Është një moment për të qenë më human dhe për ta ndier veten me të lehtë.

Pozitivitet

E mbyllin të dielën me një shënim: E hëna do të vijë, pavarësisht mënyrës se si ndihesh, kështu që përpiqu të mbledhësh sa më shumë energji pozitive dhe të reflektosh mbi përvojat pozitive të fundjavës.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0