“Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, tashmë mund të merret online përmes platformës elektronike e-Albania, në çdo kohë dhe pa asnjë kosto, sipas drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve.
“Çertifikata e Rezidencës Tatimore”, ofron dokumentin me vlerë ligjore, i cili vërteton pagesën e tatimeve për të ardhurat në Shqipëri, nga subjekti kërkues. Kjo Çertifikatë me vulë dixhitale, njihet nga të gjitha shtetet me të cilat Shqiperia ka Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal”.
Lexo: Tatimet u dërgojnë letër bizneseve. Deklaroni të ardhurat
Shërbimi onlinë është shtuar nga tatimet si pjesë e programit të Derregulimit, për lehtësimin dhe modernizimin e shërbimeve publike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto