CEO i Google Cloud, Thomas Kurian flet për vitin e parë në krye të kompanisë

CEO i Google Cloud, Thomas Kurian flet për vitin e parë në krye të kompanisë


 

 “Po”. “Kjo ishte përgjigjja e thjeshtë që mora pasi pyeta CEO-n e Google Cloud, Thomas Kurian, nëse mendonte se i kishte përmbushur qëllimet që kishte vendosur para një viti”, shkruan Frederic Lardinois për Techcrunch.

Një vit më parë, ai u vendos në krye të operacioneve të Google Cloud, e cila përfshin G Suite. Ai vendosi t’i japë organizatës një fokus më të qartë, duke zgjeruar strategjinë e vendosur nga paraardhësja e tij, Diane Greene. Nuk është sekret që Kurian, me background nga Oracle, e përqendroi menjëherë fokusin e Googe Cloud tek klientët sipërmarrës, duke e vënë theksin tek një numër i specifikuar klientësh.

Pra nuk është për t’u habitur që citimi i parë i Kurian është se Google Cloud zgjeroi formacionin e tij duke përfshirë tipare të rëndësishme që i mungonin ekipit. “Kur shikojmë se çfarë kemi bërë vitin e kaluar, e para është maturimi i produkteve tona”,thotë ai. “Ne kemi hapur shumë tregje për produktet tona sepse kemi maturuar cilësitë e produkteve”.

Lexo këtu: Franca gjobit Google 150 milionë euro

Ne kemi shtuar gjëra të tilla si përputhja e kërkesave. Kemi rritur mbështetjen për shumë sipërmarrje si SAP, VMare, Oracle dhe një numër sipërmarrjesh të tjera, të cilave u kemi ofruar zgjidhje. “Falë kësaj, firma analitike si Gartner dhe Forrester tani e rendisin Google Cloud përkrah dy lojtarëve të tjerë, me të cilët krasohen të gjithë”, thekson ai.

Rekordi i mëparshëm i Google Cloud ka qenë për njohuritë teknike dhe karaktersikat e shkëlqyera, por kjo nuk majfton. Një nga veprimet e para që ndërmori Kurian ishte zgjerimi i ekipit të shitjeve të kompanisë duke e bërë atë të ngjashme me një kompani tradicionale sipërmarrjeje.

“Ne ishim në gjendje të specializonim ekipet tona të shitjes sipas industrisë, shtuam talentin tek organizata e shitjeve dhe përshkallëzuam shitjet në mënyrë të konsiderueshme. Unë mendoj se ju keni filluar t’i shikoni këto rezultate.

Ne rritëm jo vetëm numrin e njerëzve, por produktiviteti ynë u përmirësua tek organizimi i shitjeve. Kështu që e gjithë kjo ishte shumë e mirë.

 

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0