Çelet për herë të parë Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës! Rreth 300 artistë nga bota mblidhen në Tiranë - Business Magazine Albania

Çelet për herë të parë Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës! Rreth 300 artistë nga bota mblidhen në Tiranë

Një ngjarje e rëndësishme artistike ka pasuruar repertorin e aktiviteteve kulturore në Tiranë. Për herë të parë në vendin tonë çelet Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës. Rreth 300 artistë nga e gjithë bota kanë sjellë rreth 500 vepra, të cilat janë ekspozuar në Galerinë e Artit Tiranë.

Një pjesë e mirë e këtyre veprave janë realizuar nga artistë shqiptarë. Në këtë edicion të parë të Bienales kanë konkuruar gjithsej 50 artistë nga Shqipëria, por vetëm 1 pre tyre ka mundur që të fitojë një çmim në kategorinë e artistëve të rinj.

Mbrëmjen e sotme në ceremoninë e dhënies së çmimeve do të jepen edhe 3 çmime për artistë  nga vende të tjera. Ndërkohë, 240 nga këto vepra, janë dhuratë për fondin e Galerisë së Artit në Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0