Vestbee, platforma online që lidh ëngjëjt e biznesit global, fondet dhe korporatat VC me startup-et nga Europa Qendrore dhe Lindore bashkë me CEE Business Angels Network kanë lançuar kompeticionin e parë rajonal online, CEE Startup Challenge.
Sipërmarrësit mund të aplikojnë përmes Vestbee në www.ceestartupchallenge.com përpara datës 21 Maj.
“Ekosistemet globale dhe rajonale të startup-eve kanë shpërthyer. Është e pamundur të jesh në kontakt me të gjitha eventet dhe konkurset kështu që ne kemi vendosur ta çojmë Sfidën në nivelin e. Në këtë mënyrë të gjithë kursejnë kohë dhe para dhe krijojnë më shumë mundësi dhe kontakte pa u larguar nga zyra” thekson Ewa Chronowska, Presidente e rrjetit të ëngjëjve të biznesit CEE.
“Një koncept inovativ i konkursit është një përgjigje për kërkesat në rritje për zgjidhje të mundshme që lejojnë sipërmarrësit të minimizojnë ngakesën e punës dhe kohën që nevojitet për të kërkuar investitorë të volitshëm, duke prezantuar ide biznesi, në të njëjtën kohë duke i lejuar investitorët të bëjnë analiza të projekteve interesante pa shumë lodhje. Ne i adresojmë të gjitha këto nevoja duke mundësuar mjetet e nevoshjme për startup-et për të automatizuar dhe menaxhuar procesin e rritjes së fondeve ndërkohë që ofrojmë zgjidhje për investitorë dhe organizues eventesh për menaxhimin e marrëveshjeve” – shton Lukasz Balcerzak, themelues i Vestbee.
Zhvillimi i menjëhershëm i skenës së startup-eve në Europën Qendrore dhe Lindore çon në një furnizim të madh të ideve inovative që tërheq shumë investitorë globalë. Akoma dhe më shumë, kompani rajonale e formojnë strategjinë e tyre të zhvillimit duke u fokusuar në zgjerimin ndërkombëtar që nga fillimi. Dhe kjo kërkon ekspertizë, kontakte dhe financim. “Të kesh në një vend të vetëm një rrjet të gjerë global investitorësh dhe partnerësh të interesuar në EQL, ne mund të mbështesim sipërmarrësit në marrjen e ekspozimit të nevojshëm, duke siguruar kontakte dhe investime në një mënyrë efiçente” përmbledh Ewa Chronowska.
Edicioni aktual i Sfida e Startup-eve EQL do të njoh kompanitë më premtuese rajonale nga Industria 4.0, Energji & Cleantech, Smart Cities & Home, Life Science, Fintech, Big Data & Analytics, Biznes & ICT dhe Lifestyle. Fituesit do të përfitojnë ekspozim para investitorëve global, korporatave dhe partnerëve mediatik, suport për zhvillimin e biznesit nga mentorë të nivelit të lartë dhe bileta falas për eventet pasuese rajonale. Ekipi fitues gjithashtu do të përfitojë një çmim me vlerën 50,000€.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.