CCBS vazhdon rrugën e saj të qëndrueshmërisë duke investuar në materiale 100% të ricikluara për paketimet dytësore - Business Magazine Albania

CCBS vazhdon rrugën e saj të qëndrueshmërisë duke investuar në materiale 100% të ricikluara për paketimet dytësore

Prej 30 vitesh, Coca-Cola Bottling Shqipëria është partneri i autorizuar për prodhimin, paketimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve Coca-Cola në Shqipëri.

Kompania ka një qasje ambicioze ndaj qëndrueshmërisë duke ndjekur veprime konkrete dhe investime afatgjata me synimin për të arritur Carbon Neutral deri në vitin 2030.

Lexo edhe: COCA-COLA FESTON 30-VJETORIN E SAJ NË SHQIPËRI

“Ndër iniciativat e ndërmarra – nënvizon Presidenti i CCBS Luca Busi – evolucioni i paketimeve është thelbësor për produktet tona. Ndaj konvertimi i paketimit dytësor (që përfshin paketimin e përdorur për paletat) me plastikë 100% të ricikluar është investimi i rradhës. Aktualisht, të gjitha ambalazhet plastike dhe alumini i përdorur për formatet tona janë të riciklueshme. Për më teper, ne përdorim PET 100% të ricikluar, PET, për disa nga shishet e produkteve tona. Tani fokusi ynë do të shtihet edhe në paketimin e jashtëm, i cili nuk është në kontakt të drejtpërdrejtë me produktin, por është i rëndësishëm për transportin dhe ruajtjen e produktit në pikat e shitjes.’’

‘’Ne kemi prezantuar Roadmap për të arritur Carbon Neutral deri në vitin 2030 – shprehet Presidenti Luca Busi. Do të angazhojmë të gjitha burimet tona për të realizuar këtë qëllim në kohë, duke zbatuar veprime konkrete me vlerë të shtuar.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0