Analizë
Aftësitë digjitale, pika e dobët e të rinjve shqiptarë – sinjal alarmi nga Eurostat
Nga Fatima Gorezi – Të rinjtë shqiptarë (mosha 16-29 vjeç) renditen në vendet e fundit në Europë përsa i përket zotërimit të aftësive digjitale. Kjo është tabloja shqetësuese që paraqet raporti i fundit i Eurostat për vitin 2024, i cili analizon përdorimin e internetit dhe zotërimin e aftësive digjitale në vendet evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë.