TV tradicional kundër gjigantëve të botës digjitale: Kush do të fitojë? - Business Magazine Albania

TV tradicional kundër gjigantëve të botës digjitale: Kush do të fitojë?

Televizioni tradicional britanik, përballë sfidave të mëdha nga gjigantët amerikanë të streaming-ut, po kërkon mënyra për të mbijetuar. Një nga opsionet e diskutuara është bashkimi i BBC-së, ITV-së, Channel 4 dhe Channel 5 për të krijuar një forcë më të madhe që mund të konkurrojë me Netflix, Amazon dhe Disney Plus.

Në një darkë private që u zhvillua para Krishtlindjeve, drejtoresha e BBC-së, Tim Davie, mblodhi një grup të njohurish të industrisë televizive britanike për të diskutuar mbi të ardhmen e transmetimit britanik. Një sugjerim që ka ngritur diskutime ishte bashkimi i BBC Studios, dega komerciale e BBC-së, me Channel 4, një ide që nuk mori mbështetje të gjerë. Megjithatë, Davie e vlerësoi si një mundësi të diskutueshme.

Për ekspertët, ka një rrezik të madh që televizioni publik britanik të përballet me fundin e tij brenda 20 viteve, për shkak të konkurrencës nga platformat e përmbajtjes që operojnë në shkallë globale si Netflix dhe Amazon. Të gjithë ata kanë kapacitetin financiar për të investuar miliona në përmbajtje dhe për të ofruar përvoja të personalizuara për audiencën e gjerë.

Sipas ekspertëve në vitin 2035, mund të shohim fundin e TV-së tradicionale dhe kalimin në transmetim të drejtpërdrejtë dhe kërkesë të përmbajtjes vetëm online. Në këtë kontekst, shqetësimi është se si mund të mbijetojnë televizionet britanike përballë mundësive të pafundme të streaming-ut global.

Për më tepër, financimi për kanalet e transmetimit britanik është duke u tkurrur: BBC ka humbur 1 miliard paund çdo vit që nga viti 2010 për shkak të rënies së taksës së licencës, ndërsa Channel 4 ka shënuar humbje për vitin 2023.

Lexo edhe: Qeveria britanike prezanton robotin që dëgjon popullin, fundi i burokracisë tradicionale

Një mundësi për të përballuar këtë krizë mund të jetë krijimi i një platforme të përbashkët për të gjithë shërbimet e transmetimit publik, ku përmbajtja nga BBC, ITV, Channel 4 dhe Channel 5 mund të shikohet në një vend. Ky koncept, megjithatë, është ende i diskutueshëm për shkak të dallimeve të interesave midis kanalëve komercialë dhe atyre publikë.

Sfidat janë të mëdha dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë pas vitit 2035. Por një është e sigurt: televizioni britanik do të duhet të përshtatet me kohët moderne, ose mund të zhduket krejtësisht nën ndikimin e gjigantëve të streaming-ut global.

Ky alarm për fundin e televizionit tradicional, nuk është një problem vetëm britanik, por global, përfshirë edhe vendin tonë. Me një audiencë të rinjsh që kërkon përmbajtje më të personalizuar dhe me më shumë mundësi për zgjedhje, do të jetë e vështirë për kanalet tradicionale të mbijetojnë pa investuar në teknologji moderne dhe përmbajtje që plotëson kërkesat e tregut.

Duket se në të gjithë botën televizioni tradicional po kalon një periudhë të ngjashme sfidash, përballë platformave të streaming-ut që po bëhen gjithnjë e më popullore

 

Burimi: BBC / Përshtati: Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0