A është i gatshëm Trump të sakrifikojë dominimin e dollarit? - Business Magazine Albania

A është i gatshëm Trump të sakrifikojë dominimin e dollarit?

A është i gatshëm Trump të sakrifikojë dominimin e dollarit?

Nga Jim O’Neill

Pas disa javësh qetësie relative në tregjet financiare, pas kaosit që Presidenti amerikan Donald Trump shkaktoi më 2 prill me tarifat e tij (të cilën ai e quajti “Dita e Çlirimit”), padurimi i tij për të parë rezultate të menjëhershme është rikthyer. Duke parë se nuk ka një zgjidhje të lehtë për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, ai duket se po heq dorë nga kjo përpjekje dhe po e zhvendos vëmendjen e tij drejt objektivave më të prekshëm: Bashkimit Evropian – të cilin e kërcënon me një tarifë 50% – dhe Universitetit të Harvardit.

Vështirë se mund të thuhet që Trump ka vlerësuar pasojat e këtyre lëvizjeve të papritura, veçanërisht përsa i përket ndikimit në dollarin amerikan. Në mars, kundërshtova pikëpamjen e zakonshme se tarifat do të ishin pozitive për dollarin me idenë se do të reduktohej sasia e dollarëve që mbahen jashtë vendit sepse besoj se dëmtimi i besueshmërisë së SHBA do ta tejkalonte çdo efekt forcues. Deri më tani, jam treguar i saktë – por megjithatë, Trump po vazhdon me të njëjtën sjellje. Në mes të prillit, kur u duk se po tërhiqej nga strategjia e tij e tarifave, tregjet filluan të shpresonin për një lloj “mbrojtjeje Trump” për tregjet financiare. Por tani ai ka vendosur, pa paralajmërim, që BE-ja meriton një goditje edhe më të fortë duke propozuar një tarifë 50% për produktet evropiane. Megjithatë, kjo masë është shtyrë deri më 9 korrik.

Lexo edhe:Një test i ri në shtëpi mund të zbulojë kancerin — falë qenushëve tuaj

Arsyeja? Trump është thjesht i paduruar me ritmin e ngadaltë të negociatave me evropianët. Por kushdo që ka ndjekur procesin e gjatë të Brexit-it e di se BE-ja nuk nxiton  dhe nuk pranon marrëveshje sipërfaqësore vetëm për të kënaqur ego politike. BE-ja është një aktor serioz dhe me përvojë në negociata tregtare. Nuk ka gjasa që të pranojë një marrëveshje që i jep Trump-it një fitore të lehtë për propagandë. Për më tepër, një tarifë 50% do të kishte pasoja të rënda për kompanitë dhe konsumatorët amerikanë dhe do të dëmtonte rëndë eksportet e shërbimeve amerikane – veçanërisht në sektorin e teknologjisë, të cilin BE-ja do ta kishte objekt të hakmarrjes.

Po ashtu, kërkesa e Trump që kompanitë e mëdha të zhvendosin prodhimin në SHBA, tregon një fokus të mbetur në industritë tradicionale si industria e makinave. Nuk ka asnjë shans që Gjermania të lejojë që gjigandët e saj të automobilave të zhvendosin prodhimin drejt SHBA-së pa reaguar. Sulmet ndaj Harvardit  dhe ndaj arsimit të lartë në përgjithësi  janë gjithashtu të rrezikshme. Siç vëren ekonomisti Jason Furman, vendimi i fundit i administratës për të ndaluar regjistrimin e studentëve të huaj në Harvard (të cilët zakonisht paguajnë tarifën e plotë) ka për qëllim të godasë financat e këtij institucioni elitë. Por pasojat do të ndihen më gjerë: rajoni i Bostonit është një nga qendrat më të fuqishme të inovacionit në SHBA  një mini Silicon Valley. Ky ekosistem i inovacionit, që ka përkrahur zhvillimin ekonomik amerikan për dekada, është në rrezik të dëmtohet rëndë.

Në punën time për zhvillimin ekonomik rajonal në Mbretërinë e Bashkuar, gjithmonë kam marrë shembull verilindjen e SHBA-së – një zonë që në vitet ’60 dhe ’70 shihej si në rënie industriale të pakthyeshme, ashtu siç ndodh sot me disa rajone në Evropë. Por falë universiteteve si Harvard dhe MIT, kjo zonë është shndërruar në një nga më të zhvilluarat ekonomikisht. A është vërtet i gatshëm Trump ta shkatërrojë këtë motor të rritjes? E gjithë kjo sjellje ndikon drejtpërdrejt te dollari. Veprimet e pamatura të administratës po dëmtojnë jo vetëm perspektivën afatshkurtër, por edhe atë afatgjatë të valutës amerikane. Në analizat e mia për “vlerën e drejtë” të dollarit (bazuar në punën e John Williamson për normat reale të këmbimit), fokusi është te çmimet dhe produktiviteti relativ. Dhe çfarë na tregon kjo analizë? Se duke dëmtuar institucionet kërkimore dhe duke ndjekur politika që rrisin çmimet  përfshirë edhe borxhin e madh të krijuar nga ligji i ri për taksat  Trump po dobëson themelet e dollarit. Për më tepër, duke minuar institucionet që garantojnë shtetin ligjor dhe funksionimin e demokracisë, ai po krijon pasiguri të vazhdueshme për stabilitetin e SHBA-së. Dhe kjo e vë në dyshim edhe vetë rolin e dollarit si valuta kryesore rezervë në botë. Nga ana ciklike, sjellja e tij e paparashikueshme krijon vazhdimisht rreziqe inflacioniste dhe pasiguri për tregjet. Pjesërisht mund të besohet se dollari do të rikuperohet pas rënies së fundit, por është po aq e mundur që ky rikuperim tashmë të ketë ndodhur.

Koha do të tregojë.

Jim O’Neill është ish-kryetar i Goldman Sachs Asset Management dhe ish-ministër në Thesarin e Mbretërisë së Bashkuar.

Burimi: Project Syndicate, 2025
www.project-syndicate.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0