Bytes&Books rikthehet me librin "Teknofeudalizmi - Çfarë e vrau kapitalizmin?" - Business Magazine Albania

Bytes&Books rikthehet me librin “Teknofeudalizmi – Çfarë e vrau kapitalizmin?”

Libri Teknofeudalizmi: Çfarë e Vrau Kapitalizmin(2024) me autor profesorin e ekonomisë dhe ish-ministrin grek të financave Yannis Varufakis, vetvetiu të përcjell idenë e një rrëfimi ku përzihet politika, ekonomia e teknologjia .Në këtë periudhë kur po shtohen librat e shumtë mbi ndikimin në shoqëri e ekonomi të teknologjisë, Varufakis për shkak të njohurive në fushën e ekonomisë por edhe të bindjeve politike të majta, përpiqet të ofrojë një pamje interesante të përfytyrimit të tij mbi të ardhmen e kapitalizmit falë revolucionit teknologjik që po ndodh.

Në faqet e librit ai argumenton se po jetojmë në një periudhë post – kapitaliste ndonëse globalizimi i pas viteve 2000 të shek XX është përkufizuar me emra të ndryshëm si post-moderne, post – industriale , si për të treguar që jemi në kapërcyell të shumë fenomeneve politike, ekonomike e teknologjike që na kanë shoqëruar për më shumë se një shekull.

Në pamje të parë duke u nisur nga titulli libri të jep përshtypjen e një ndërthurje termash që nuk kanë lidhje me njëra tjetrën si feudalizëm, kapitalizëm dhe teknologji ,Ndërkohë nga ana tjetër ai sikur të fton të lexosh nekrologjinë e një sistemi politiko-ekonomik që ka “ vdekur” falë teknologjisë megjithëse ia doli të mbijetojë e të fitojë mbi sistemet e tjera pas viteve 90.

Megjithatë për aq kohë sa ka ekzistuar “kapitalizmi”, ka pasur studiues që kanë parashikuar rënien e tij ku më i famshmi është vetë Karl Marx, i cili ndihmoi në popullarizimin e termit. Por revolucionet industriale që pasuan nga mesi i shek XIX, për të mbërritur tek revolucioni i katërt dixhital që po përjetojmë sot , vetëm e kanë shndërruar kapitalizmin nga modeli i tij klasik që njohim.Nëse dikur ishte më e lehtë të imagjinohet fundi i botës sesa fundi i kapitalizmit, libri i Varufakis duket se nuk është imagjinatë, por një vëzhgim dhe interpretim i thjeshtë sipas këndvështrimit të tij për cfarë po ndodh me ekonominë në botë, falë asaj që ai e ka emërtuar si “teknofeudalizëm”.

Lexo edhe:Mikpritje me bazë teknologjie, si e modernizon Spoonbill eksperiencën në hoteleri dhe gastronomi

Në pamje të parë duket si një lojë termash ku ata zëvendësojnë njëra tjetrën, por Varufakis pohon se teknologjitë e reja gjatë dekadës së fundit kanë krijuar një model kresjtësisht të ri nga kapitalizimi klasik, që mbështetej tek konkurenca mes kompanive për prodhimi i mallrave e shërbimeve dhe shitja e tyre duke krijuar fitimin. Por tashmë tregjet që kanë qenë vendet në të cilat blerësit dhe shitësit ndërvepronin drejtpërdrejt me njëri-tjetrin, po kapërcehen nga platformat dixhitale që kontrollojnë çdo veçori të këtij raporti mes këtyre kategorive , i cili më parë ishte falas. Teksa përmend si shembuj Amazon ose App Store të Apple Varufakis i përkufizon ato si “feude dixhitale” . Sipas tij përmes ofrimit të shërbimit të “ndërmjetësimit “ të atyre që shesin e blejnë përmes tyre, këto feude dixhitale marrin një pjesë nga çdo shitje pa prodhuar asgjë vetë. Kjo pjesë përbën atë që Varufakis e përcakton si”Qeraja Cloud”, pra një para e fituar përmes një pozicioni të privilegjuar që konkurrenca do ta kishte eliminuar. Duke bërë këtë krahasim Varufakis në librin e tij argumenton se kapitalizmi klasik, i mbështetur në parimet e konkurrencës së tregut tashmë është i vdekur, Ai është zëvendësuar me një rend të ri që i ngjan shumë sistemit feudal të Europës Mesjetare ku feudet janë “hapësirat dixhitale” , feudalët janë pronarët e keëtyre hapësirave që i emërton si “clouldalistë” ,pronarët e kompanive që shesin e blejnë si vasalë e punëtorët e thjeshtë si bukjrobërit e dikurshëm, ndërsa konsumatorët e thjeshtë të këtyre platformave shtyn në një rend me të hershem duke i quajtur skllevër të cloud-it.

Ndonëse duket si një përfytyrim i thjeshtëzuar dhe ironik i ekonomisë së sotme që po shkon me shpejtësi drejt transformimit të plotë dixhital ai argumentom se kapitali tradicional është zëvendësuar ngadalë nga një formë e re kapitali – “kapitali i cloud” – i cili u fuqizua nga rritja e shpejtë e internetit por u ngadlaësua disi nga kriza financiare e vitit 2008 por që u ringjall fuqishëm pas pandemisë së 2019 e vecanërisht në nxitjen e biznesve të reja të mbështetuar tek inteligjenca artificiale. Platformat e mëdha si Amazon, në të cilat kapitalisti duhet të shesë produktet e tij për të qenë konkurrues, ose mediat sociale, ku ai duhet të reklamojë, janë tashmë feude të reja, dhe kapitalisti që paguan qira për t’i përdorur ato për të fituar para ështtë një vasal.E megjithatë, bujkrobërit në këtë sistem nuk janë pikërisht bujkrobër. Këta të fundit, në fund të fundit, dikur u ishte dhënë punësim i përjetshëm në një sistem ku ata nuk e kishin të mundur të lëviznin nga shtresa sociale e paracaktuar që në lindje .Ndërkohë që sot përballemi me punëtorë me jaka të bardha apo blu që të vetmen gjë të sigurtë kanë pohimin se puna e tyre është e pasigurtë përballë zhvillimit të teknologjisë dixhitale e intilegjencës artificiale. Periudha e post Covid sipas Varufakisit hapi një horizont të ri për bankatqëndrore të vebdeve të zhvilluara e fondet e investimieve duke u orientuatr tek kompanitë e inteligjencvës artuficiale saqë krijoi termin | “kapitali cloud” sic e përkufizion ay tni është aq i rrënjosur saqë përforcohet dhe shtohet jo vetëm nga paratë e bankës qendrore dhe kapaciteti i saj për të grumbulluar qiranë e cloud-it, por nga çdo zhvillim i ri” që nga energjia e gjelbër deri te kërkesat për programe të lira studimi online.

Sipas tij Klaudalizmi( Cloudismi)përshkruhet si një sistem në të cilin bankat qendrore shtypin para që përfundojnë në arkën e kompanove të mëdha të teknologjisë së informacionit, Big Tech dhe konglomerateve të lidhura me to, Kjo bën të mundur uljen e presionit tek këto subjekte për të ndjekur parimin e fitimit në një treg konkurrues dhe duke i lejuar kështu ato të përqendrohen në forcimit të sistemit që u sjell dobi atyre. Këtë e bëjnë duke u përpjekur të tërheqin vëmendjen e njerëzve e konsumatorëve përmes algoritmeve dhe të parashikojnë sjelljen e tyre përmes administrimit të të dhënave të shumta . Një nga shembujt që ai përmend në libër mbi lidhjen Bankë Qëndrore-Kompani e madhe Teknologjike ( Big Tech) është weChat e Kinës, një “aplikacion për gjithçka” që u ofron qytetarëve/konsumatorëve gjithçka që u nevojitet duke i bashkuar ata në një platformë të vetme dixhitale. Libri duket sikur përmend një shqetësim që duket si i tepërt për vëmendjen e njertëzve të cilat nuk i pëlqejnë stërhollimet teorike të ekonomistëve por dëshirojnë të kenë mallra sa më cilësore e me cmime të përballueshme , pavarsisht vendit apo mënyrës sesi mbërrinë në shtëpitë apo bizneset e tyre. Përballë këtij modeli të ri kapitalizmi që tashmë po përfshin të gjitha vendet Varoufakis pohon se është më e lehtë të imagjinohet shtetëzimi i kompanive të mëdha teknologjike sesa të imagjinohet taksimi i tyre në mënyrë efektive. Në veçanti, duke e lidhur zhvillimin e kapitalizmit me evolucionin e internetit dhe kompjuterit, koncepti i teknofeudalizmi të Varufakist shtron një pyetje: Si është e mundur që interneti, të cikin shumë mendonin se do të ishte një mjet ifortë për të nxitur një qasje më të decentralizur, zotërohet nga disa gjigantë të korporatave? Dhe pse kaq shumë përdorues kanë një ndjes pushtimi, në të cilën dikush tjetër kontrollon të dhënat dhe identitetin e tyre dixhital? Steve Jobs mendonte se kompjuteri do të ishte një “biçikletë për mendjet tona”, duke fuqizuar individët e lirë për të eksploruar botën. Por ndërkohë interneti shpesh ngjan si një tank që rrotullohet mbi mendjet tona, ose një karusel nga i cili nuk mund të zbresim. Varoufakis argumenton se kjo ëndërr për një internet të decentralizuar, sado për pak kohë, ishte realitet pasi interneti fillimisht ishte një “pronë e përbashkët dixhitale”, e karakterizuar nga protokolle me burim të hapur që kushdo mund t’i kopjonte dhe modifikonte falas. Por sipas tij reagimi i bankave qendrore ndaj krizës financiare të vitit 2008 dhe pandemia u mundësuan investitorëve e të investonin para në Kompanitë e mëdha tëTeknologjisë së Informacionit(Big Tech), të cilat nga ana tjetër i derdhën investimet e tyre në infrastrukturën dixhitale dhe zgjerimin e ndërvarteësitë të kompanivbe e individeve në platformat dixhitale të cloud. Rezultati sipas Varufaksi ishte shndërrimi i miliarda njerëzve në skllevër të gatshëm në cloud që punojnë vullnetarisht punojnë për asgjë për të riprodhuar kapitalin cloud në dobi të pronarëve të tij.

Në librin e tij Varufakis ngre shqetësimin se me këtë model ekonomik që po kjijohet dentiteti ynë dixhital nuk na përket as neve dhe as shtetit. I shpërndarë nëpër sfera të panumërta dixhitale në pronësi private, ai ka shumë pronarë dhe asnjëri prej të cilëve nuk është ne. Sipas tij shumë prej nesh janë vërtet të hutuar për atë që është vërtet “e jona” në internet duke marrë parasysh ato marrëveshje të pakuptueshme të kushteve e termave dhe tani shqetësimet në lidhje me përdorimin e e fjalëve dhe imazheve tona nga inteligjenca artificiale. Ringjallja e ëndrrës së internetit më të lirë dhe më të pastër të së kaluarës sic e përfytyronb Varufaksin në këtë libër duhet lind një pyetje më të thellë: A mund të kishte ndonjëherë një internet të vetëm teksa ai vetë ishte një risi teknologjike në fushën e industrisë ushtarake në kuadër të Luftës së Ftohtë që Varoufakis e quan “kundërshtia më e madhe e historisë. Ndërkohë që Steve Jobs i cili shpiku App Store, duket sikur krijoi një kopsht të rrethuar me mure por synoi të lëvizte drejt një qasje te re sesi njerëzit blinin e shisnin produktet e tyre dixhitale Përtej faktit se në rolin e studiuesit e politikanit Varufakis në këtë libër ka bërë pyetjen pse dhe është përpjekur ti japë përgjigje pse-së , leximi i këtij libri ia vlen për të parë një këndvështrim të ri mbi modelin e ri ekonomik që vjen.Teknologjia e algoritmeve e ka ndryshuar dhe po e ndryshon cdo ditë botën dhe ekonominë . Nëse kjo do të na rikthente në një feudalizëm modern apo teknofeudalizëm sic paralajmëron Varufakis mbetet të shihet .Por nëse kemi dëshirë të kuptojmë më shumë për të libri i tij Teknofeudalizmi është një ftesë që nuk mund ta refuzosh.

Regjistrohu këtu për eventin e datës 21 tetor, ora 18:00.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mos ndiq pararatë, ndiq pasionin.”
— Tony Hsieh
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0