Business Magazine fillon bashkëpunimin me Kyiv Startup Week - Business Magazine Albania

Business Magazine fillon bashkëpunimin me Kyiv Startup Week


Kyiv Startup Week 2016 është një seri eventesh që i dedikohet sipërmarrjes teknologjike dhe inovacionit. Kjo ngjarje do të zhvillohet në datat 18-24 Prill.  Për të katërtën herë rradhazi, Kyiv Startup Week do të mbledhë ekspertë të teknologjisë nga Ukraina dhe bota, për të ndarë eksperiencat dhe idetë e tyre mbi këtë fushë. Kyiv Startup Week fton të gjithë sipërmarrësit e teknologjisë që kanë filluar projektet e tyre, investitorë që janë të interesuar për biznese inovative dhe të gjithë komunitetin e teknologjisë që është i interesuar për këto ngjarje. Business Magazine ka kënaqësinë të mbështesë dhe të bashkëpunojë me organizatorët e këtij eventi të rëndesishëm për Europën Lindore.

Për më shumë informacion ju mund të vizitoni faqen e internetit kyivstartupweek.com ose faqen e Facebook të Kyiv Startup Week https://www.facebook.com/KyivStartupWeek/.  Regjistrimet për këtë event janë të hapura.

Më poshtë mund të gjeni se çfarë do të ndodhë gjatë gjithë Kyiv Startup Week. Mundësitë që ofron ky event i rëndësishëm janë të larmishme.

18 Prill

Pirates on Shore Kyiv– Ky event organizatohet nga themeluesit e Pirate Summit, një ngjarje që zhvillohet në më shumë se 40 qytete të Europës dhe Lindjes së Mesme. Qëllimi i këtij eventi është të krijojë një urë bashkëpunimi midis sipërmarrësve dhe investitorëve ndërkombëtarë.

19 Prill

Tech Networking Party – Është një festë që ka si synim të mbledhë sa më shumë përfaqësues të komunitetit teknologjik, për t’i dhënë mundësinë e njohjeve të reja, gjetjen e partnerëve, diskutimin e lajmeve më të fundit të industrisë dhe shpalosjen e planeve që mund të keni.

20 Prill

iForum – Ky event është një nga konferencat më të rëndësishme të Teknologjisë së Informacionit në Europën Lindore. Çdo vit kjo konferencë mbledh bashkë sipërmarrës të internetit, biznesmenë, menaxherë dhe të rinj që kanë hapur sipërmarrjet e tyre të reja nga Ukraina dhe vendet fqinje.

SVOD Europe – Është një platformë rrjetëzimi ku startup-e dhe sipërmarrës nga Europa Lindore takojnë investitorë, ekspertë, dhe themelues biznesesh nga Europa Perëndimore dhe SH.B.A.

Ukrainian Startup Rating– Është një nismë që synon të bashkojë sektorë të ndryshëm të tregut teknologjik në Ukrainë, duke ftuar ekspertë për të prezantuar dhe vlerësuar ecurinë e këtij tregu në Ukrainë.

21 Prill

Reverse Pitch– Është një ngjarje ku organizatat që japing fonde për sipërmarrësit, prezantojnë mundësitë e marrjes dhe thithjes së investimeve nga sipërmarrjet e reja. Për më shumë vizitoni :  http://revpitch.com/

Investor Pitch– Themeluesit e startup-eve mund të prezantojnë projektet dhe sipërmarrjet e tyre të reja investitorëve potencialë. Për më shumë vizitoni :  http://kiev.startupsafary.com/

21-22 Prill

Startup Safary Kiev- Ky event zgjat dy ditë dhe ka si qëllim të zgjerojë ekosistemin startup. Startup-et, akseleratorët, inkubatorët, investitorët do të hapin dyert e zyrave të tyre për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e këtij komuniteti.

22-24 Prill

Startup Hackathon- Ky event është një mundësi e mirë për themeluesit e projekteve të reja për të gjetur bashkëpunëtorë. Në këtë ngjarje marrin pjesë zhvillues programesh, dizenjues, menaxherë projektesh, marketerë , agjentë shitjesh etj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0