BUSINESS MAGAZINE ALBANIA, ORGANIZON STARTUP-I I VITIT 2020 - Business Magazine Albania

BUSINESS MAGAZINE ALBANIA, ORGANIZON STARTUP-I I VITIT 2020

STARTUP-I I VITIT

Për herë të parë Business Magazine Albania  organizon nominimet dhe votimet për STARTUP-IN e vitit 2020.

Sipërmarrësit janë ata që e konsiderojnë krizën si oportunitet, ndaj edhe ky vit për shumë startup-e ka qenë fillim i ri dhe për disa startup-e të tjera ka qenë një vit i vështirë.

Ndaj, Business Magazine Albania si mbështetës i sipërmarrjes hap nominimet për startup-in e viti 2020.

Rregullat e nominimit

  • Nominimi vazhdon deri më datë 17 dhjetor 2020, ora 17:00;
  • Ju mund të nominoni nga 1(një) startup në ditë;
  • Ju mund ta ndani këtë link tek miqtë tuaj për të sugjeruar nominime;
  • Për të dërguar nominimin tuaj klikoni KETU 

If you’re starting something on your own, you better have a passion for it, because this is hard work.”Sallie Krawcheck, Co-founder of Ellevest

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0