Bushati ne Singapor, bashkepunimi ekonomik dhe investimet - Business Magazine Albania

Bushati ne Singapor, bashkepunimi ekonomik dhe investimet


Ministri i Puneve te Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon nje vizite zyrtare ne Singapor, ne fokus te te ciles eshte zhvillimi i dialogut politik dhe intensifikimi i bashkepunimit ekonomik me Singaporin, si nje nga vendet me te zhvilluara aziatike dhe me potenciale te fuqishme ne investime, sipas nje njoftimi te Ministrise se Jashtme Shqiptare.

Gjate kesaj vizite Ministri Bushati u prit ne takim nga Kryeministri i Singaporit, z. Lee Hsien Loong, Ministri i Jashtem, z. Kasiviswanathan Shanmugam, si dhe zhvilloi takime me Drejtorin Ekzekutiv te Bordit te Turizmit, z. John Conceicao, Presidentin e Korporates se Investimeve Qeveritare te Singaporit (GIC), z. Lim Siong Guan, dhe me Kryetarin e Federates se Biznesit te Singaporit, z. Ho Meng Kit.

Ne takimin me Kryeministrin Lee Hsien Loong u vleresuan marredheniet e mira ekzistuese dhe u theksua nevoja e intensifikimit te tyre. Ministri Bushati theksoi se Shqiperia ka nje pozite strategjike ne Ballkan dhe eshte nje porte hyrese per investimet e huaja.

Ne takimin me Ministrin e Jashtem te Singaporit palet diskutuan mbi bashkepunimin dypalesh dhe forcimin e tij, veçanerisht ne fushen ekonomike dhe tregtare, si dhe u diskutua mbi zhvillimet ne rajon. Ministri Bushati vleresoi marredheniet shume te mira midis dy vendeve dhe theksoi rendesine qe ato te zhvillohen me tej ne te ardhmen. Ai vleresoi asistencen dhe ndihmen e vazhdueshme qe Singapori i ka dhene Shqiperise, ne kuader te kualifikimeve te administrates shqiptare.

Bashkebiseduesit vleresuan se bashkepunimi ekonomik perben nje potencial qe mund te shfrytezohet me mire, ne interes te te dy vendeve, ndaj duhet punuar nga te me shume per te shfrytezuar te gjitha mundesite per investime. Ne kete kuader, palet evidentuan se duhet te konsiderohet mbajtja e forumeve te biznesit, te cilat jo vetem do te krijojne njohjen e mundesive qe ofrojne dy vendet, por do te sjellin me afer edhe komunitetet e biznesit.

Ministri Bushati kerkoi nga homologu i tij njohjen e pavaresise se Kosoves nga Singapori, duke vleresuar se Kosova eshte nje realitet qe njihet nga nje numer i konsiderueshem vendesh dhe pavaresia e saj ka rritur stabilitetin dhe sigurine ne rajon.

Ne kuader te bashkepunimit dypalesh, pas takimit dy Ministrat e Puneve te Jashtme nenshkruan “Marreveshjen per Sherbimin Ajror”.

Gjate vizites ne Singapor, Ministri Bushati zhvilloi takime me Bordin e Turizmit, Dhomen e Biznesit si dhe me Presidentin e Kompanise GIC. Gjate ketyre takimeve Ministri Bushati beri nje ekspoze te klimes se investimeve ne vendin tone, pikave dhe sektoreve kyç te industrise dhe ekonomise, per te cilat Shqiperia ofron shume lehtesira investimi.

Gjate dites se dyte te vizites ne Singapor Ministri Bushati do te takohet dhe me Kryetaren e Parlamentit te Singaporit znj. Halimah Yacob.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0