Bursë dhe trajnim për studentët shqiptarë të universiteteve shtetërore shqiptare - Business Magazine Albania

Bursë dhe trajnim për studentët shqiptarë të universiteteve shtetërore shqiptare


Mos humbisni rastin për të aplikuar për një bursë gjashtëmujore, gjatë fazës përfundimtare të studimit / hyrjes në karrierë, apo ngritjes së një biznes të ri start-up. Afati i fundit për aplikim: 15 Shtator 2016.

Projekti financohet nga Ministria e Ekonomisë, Energjisë, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal të Hessias – Gjermani.

Objektivat e trajnimit
Forcimi elitës arsimore në Shqipëri për të nxitur trajnimin e specialistëve të ardhshëm. Qëllimi është që të rinjtë shqiptarë të mund të zhvillojnë perspektivat e ardhshme profesionale në Shqipëri. Bursat (€ 250 në muaj) kanë për qëllim ti japin një mundësi studentëve në fazën e fundit të studimeve të tyre, në të gjitha universitetet shtetërore shqiptare. Preferohen aplikantët me arritjet akademike të mira me prejardhje nga familje me të ardhura të ulëta.

Kushtet për tu plotësuar:
• Të jeni shtetas shqiptar
• Të jeni student në semestrin e fundit në një universitet shtetëror në Shqipëri.
• Të jeni duke përfunduar diplomën brenda gjashtë muajve të fundit
• Ose të keni studiuar në një universitet në Hesse / Gjermani, apo jetuar në Hesse / Gjermani, dhe te keni dëshirë për të përfunduar studimet ose për të filluar karrierën tuaj profesionale në Shqipëri. Për më shumë informohuni në linkun: ALB-folder.pdf dhe për formën e aplikimit drejtohuni tek ALB-application-form_2016.pdf

Burimi: aida.gov.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0