Burimet tona të energjisë elektrike. Pse duhen mbështetur ato johidrike - Business Magazine Albania

Burimet tona të energjisë elektrike. Pse duhen mbështetur ato johidrike


Prodhimi energjisë nga burimet ujrore është sektori që ka gjetur zhvillim të gjerë në praktikë, për shumë arsye, mbi të gjitha mungesa e tregut dhe kostot e ulëta të kësaj teknologjie. Por cilat janë opsionet e mundshme të zhvillimit më tej të sektorit energjetik.

Duke u mbështetur tek të dhënat më të fundit zyrtare dhe duke analizuar zhvillimet e tyre në dinamikë sot:

– Kapaciteti total i instaluar ka arritur në rreth 2100 MË, ku 590 MW janë tërësisht të reja. Pjesa tjetër prej 110 MW janë ato të kaluara në sektorin privat apo të rindërtuara rishtazi.

– Koncesionet dhe autorizimet e dhëna, (që ende nuk kanë filluar zhvillimin e tyre në praktikë), janë mbi 1785 MW. Potenciali hidroenergjetik i paeksploruar, por i studiuar në shkallë të ndryshme, është rreth 615 MW.

Me një përmbledhje, duke konsideruar potencialin teorik prej 4500 MW, sot vetëm 46% e potencialit hidroelektrik është duke u shfrytëzuar. Pjesa shtese është thuajse a papërfillëshme ku ajo fotovoltaike arrin në më pak se 2 MW, dhe në biomasë më pak se 3 MW.

Lidhur me të ardhmen, zhvillimi i reformave të liberalizimit të tregut në kontekstin e integrimit rajonal dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, parashikohet brenda 5 skenarëve që lënë të hapur ndjekjen e prioriteve që do të përcaktohen në plane veprimi konkrete në vazhdimësi.

Për sa i përket realizimit të objektivit kombëtar aktuale për rritjen e nivelit të energjisë së rinovueshme në konsumin e përgjithshëm të energjisë, vendi është angazhuar të arrijë objektivin 38% deri në vitin 2020. Vitet e fundit është trefishuar kapaciteti në dispozicion për fotovoltaikët, duke kaluar nga 40 në 120 MW, dhe është dyfishuar ai i erës duke arritur deri në 70 MW.

Ndaj, zhvillimi aktual i tregut rajonal të energjisë elektrike, lejon të menduarin për projekte më të mëdha, të cilat reduktojnë drejtpërdrejt koston e prodhimit. Për sa këtu opsionet mbi teknologjitë mbeten te hapura, por, nëse nuk do të ketë ndërhyrje të veçanta shtesë, vendi do të vazhdojë të zhvillojë burimet e reja të prodhimit të energjisë hidrike si më pak të kushtueshme.

Lexo: Biznesi vendas rrit interesin për të investuar në sektorin e energjisë diellore

Por, duke mbajtur parasysh sfidat mjedisore, politikat publike pritet të kenë në fokus energjitë alternative, mbi të gjitha ato fotovoltaike. Ne ketë drejtim thelbësore do jete rezultati i projektit të Akërnisë.

Megjithatë, projektet nuk bëhen me ligje, por mbështeten në plane biznesi të zbatueshme në praktikë nga kompanitë me ekspertizë dhe kapacitete. Ndërsa masat publike mund të jenë më të efektshme lidhur me orientimin e konsumatorit për të ndryshuar qasje dhe plotësimin e reformës së hapjes së tregut. Në fakt, vetëm kështu mbështetja mund të kalojë nga kompanitë tek konsumatori dhe mundësohet që ndihmat publike të alokohen në mënyrë të efektshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0