Biznesi vendas rrit interesin për të investuar në sektorin e energjisë diellore - Business Magazine Albania

Biznesi vendas rrit interesin për të investuar në sektorin e energjisë diellore


Biznesi vendas po rrit interesin për sipërmarrje të reja në sektorin e energjisë diellore, si nga burimet më të rëndësishëm për prodhimin e energjisë dhe që mbart potenciale të madhe dhe ende të pashfrytëzuara në vendin tonë. Ekspertë të energjitikës shprehen se, pas projektetit për ngritjen e parkut të energjisë diellore në Shkodër, një tjetër park që shfrytëzon energjinë diellore pritet të ndërtohet në qytetin e Fierit.

Bizneset e interesuara për të ndërmarrë këto investime të rëndësishme kanë paraqitur zyrtarisht pranë Ministrisë së Energjitikës, aplikimet për ndërtimin e parkingjeve fotovoltaik për prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme, me kapacitet 2 Mega Watt, në zonën “Sheq Marinas”, Fier.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se, parku do të shtrihet në një sipërfaqe totale prej rreth 2.6 hektarësh, me një vlerë investimi rreth 2 milionë euro.

Në faqen e vet zyrtare, Ministria ka lënë një afat 15-ditor për shprehjen e objeksioneve ose komenteve për këtë projekt.

burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0