Bukinisti do të jetë promovues kryesor i leximit dhe librit në shqip! - Business Magazine Albania

Bukinisti do të jetë promovues kryesor i leximit dhe librit në shqip!


Në këto 25 vjet tregu i botimeve ka shënuar hapa të jashtëzakonshme, duke e pasuruar ndjeshëm botën intelektuale dhe shpirtërore. Por, kjo industri vuan rëndë pasojat e keq-menaxhimit dhe marketingun pa standarde të librit. Në një situatë të tillë, vjen si ofertë serioze dhe mundësi zgjidhje edhe Bukinist.al, platforma më e re në tregun e publikimeve, pjesë e kompanisë NetTrade Albania, e cila ushtron aktivitetin e shitjeve online që prej vitit 2012. Bukinist.al është vitrina e madhe virtuale, brenda së cilës gjendet një gamë e gjerë botimesh; që nga libri artistik, librit shkollor, akademik, profesional, libri për fëmijë, libri i vjetër, katalogët, albumet, pullat postare dhe kartolinat.

albertgjokaSi lindi ideja e bukinist?

Bukinist lindi nga “pasioni për librat” që themeluesit e NetTrade dhe projekt menaxheri Albert Gjoka ka. Kompania jonë duke patur një vizion për të tregtuar online gjithçka që mund të tregtohet, e pa këtë projekt jo vetëm si një projekt fitimprurës, por edhe si një projekt strategjik ku kompania do lidhej me shtëpitë botuese, autorët dhe lexuesit, të cilët mendojmë se janë ndër njerëzit më të suksesshëm në Shqipëri. Tek e fundit nëse dështojmë më e keqja që do na ndodhë është që do kemi lexuar shumë libra, pra do jetë shumë mirë sido që të shkojë projekti.

Pse mendoni se lexuesit duhet t’ju zgjedhin ju dhe jo të shkojnë në një librari fizike?

Po jap këndvështrimin tim si lexues në fillim për një ide më të thjeshtë, personalisht sa herë shkoja në librari, gjeja pothuajse të njëjtat tituj tek rafti i biznesit ku kisha interes dhe kohët e fundit nuk po shkoja më fare sepse atë raft e kisha lexuar kurse raftet e tjera pa referenca nuk i kuptoja. Kur krijuam Bukinist kuptova që titujt për këtë temë të përkthyera në shqip ishin shumë herë më shumë se aq dhe dalin pothuajse çdo muaj tituj të rinj. Gjithashtu nga fakti që thjesht duke klikuar gjatë kohës së lirë ose kur pres në bankë unë mund të zbuloja shumë tituj të tjerë interesantë dhe me pershkrime të detajuar për të kuptuar nëse bënte për mua dhe tani vërtet nuk po di kë të lexoj më parë.

Si projekt ne kemi 5 avantazhe shumë të rëndësishme për t’i ofruar lexuesit:

  1. Librat e rinj ne i publikojmë një javë përpara se të dalin, kështu jo vetëm që lexuesit informohen në kohë por kanë mundesi t’a rezervojnë përpara se të dalin.
  2. Ne dërgojmë librin falas në të gjithë Shqipërinë, kudo që të jetë lexuesi, pra ai nuk ka nevojë të harxhojë kohën duke shkuar tek libri.
  3. Ne po ndërtojmë një komunitet lexuesish me të cilët po hedhim përshtypje dhe shumë informacion tek libri në mënyrë që lexuesit e tjerë t’a kenë shumë të thjeshtë zgjedhjen e tyre.
  4. Ne dërgojmë librin Shqip në të gjithë botën, edhe me DHL nëse dëshiron brenda 2 – 3 ditësh.
  5. Ne po shtojmë në librarinë tonë të gjithë titujt që janë në qarkullim nga shtëpitë botuese, kështu lexuesi ka shumëllojshmërinë më të madhe të zgjedhjeve pa dalë nga shtëpia.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 31 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Cili është kuptimi i fjalës “bukinist” që ju çoi tek ky emër?

Emri u vendos mbas shumë ditësh dhe orësh diskutimesh, në diskutime u angazhua gjithë stafi i Nettrade, por ditën e fundit që kishim vendosur afatin për t’a caktuar emrin, unë, Altini dhe Alberti qëndruam tre orë duke diskutuar gjithë alternativat dhe momentin kur Alberti na njohu me novelën e famshme të Cvajg “Bukinisti Mendel” dhe me personazhin kryesor bukinistin, të tre u dashuruam me këtë emër dhe që prej asaj dite jemi shumë krenarë për emrin bukinist, sepse pasioni jonë përshtatet shumë me pasionin e personazhit të kësaj novele.

Keni bërë kërkim tregu përpara se të investoni në këtë ide?

Pasi vendosëm për projektin bëmë shumë kërkime për tregun dhe vumë re që kishte operatorë të tjerë në treg. Por fakti që ne kemi një eksperiencë shumë të suksesshme me www.dyqantaxi.com na bëri të kuptojmë që operatorët në këtë sektor e kanë të pamundur të kenë skuadrën që kemi ne pas dhe tregu është aq i vogël sa sërish është e pamundur të investohet në një skuadër për një portal shitje librash Shqip. Ne aktualisht jemi 50 veta dhe të gjithë japin kontributin e tyre tek Bukinist duke na lejuar të ecim me hapa shumë të shpejtë dhe të kemi një vizion shumë të madh përpara.

A lexojnë shqiptarët?

Në fillim mendonim se Shqiptarët nuk lexonin, por tani që jemi online kuptuam krejt të kundërtën. Jo vetëm që një pjesë e mirë e shqiptarëve lexojnë, por ata janë të etur për libra të rinj apo për sugjerime të përshtatshme. Tani kuptojmë përse panairi i librit është aq shumë i mbushur me lexues. Sa herë ne promovojmë libra apo autorë ka lexues që interesohen, ne kemi një eksperiencë shumë të madhe në promovimin e produkteve dhe me mbi 50.000 produkte që menaxhojmë librat janë në kategoritë e pëlqyera, sigurisht jo në ato më të pëlqyerat, por sërish janë shumë më mirë nga sa prisnim.

brian-treicySi kanë shkuar gjërat deri më tani meqenëse është një faqe që është hapur së fundmi?

Ecuria e bukinist është mbreslënëse, mbase ngaqë kemi fituar eksperiencën e duhur për të bërë një projekt të suksesshëm nga fillimi, mbase nga stafi i dedikuar i cili ka pasion librin, mbase nga kërkesa e tregut, nuk mund t’a themi akoma arsyen finale, por suksesin e themi me bindje. Tani kemi kaluar 20 porosi me mbi 30 libra në ditë, numri është akoma i vogël, por ne akoma nuk kemi përfunduar hedhjen e gjithë titujve dhe akoma nuk kemi përfunduar shumë detaje të rëndësishme të platformës, prandaj për muajin e dytë të prezencës së tij ne e quajmë të suksesshëm.

Cilat janë pritshmëritë tuaja dhe çfarë vështirësish keni hasur? Mund të përmendësh numra? Sa libra në ditë shiten?

Për bukinist ne kemi një vizion të madh ashtu si me çdo projekt që krijojmë. Ne duam të shkojmë në mbi 300 libra të shitur në ditë për maksimumi 2 vjet. Gjithashtu ne duam të jemi promovuesit kryesorë të leximit dhe librit në Shqip. Kemi plane për të investuar shumë në promovimet e librave dhe autorëve të caktuar, sepse ashtu siç u nis qëllimi kryesor i këtij projekti është pasioni për librat dhe promovimi i leximit. Gjithashtu ne po planifikojmë hapjen e pikës tonë në Kosovë dhe fushata të mëdha për lexuesit e librit shqip jashtë kufijve shqiptar. Për këtë arsye kemi lidhur kontrata afatgjata me DHL dhe postën Shqiptare për dërgesat e librave në gjithë botën me shpejtësi dhe kosto të lirë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 31 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Në një intervistë të para disa kohëve ju jeni shprehur se tregtia online nuk ka rrugë tjetër veçse të rritet, pasi është trendi që po zhvillohet në gjithë botën. Cili është ritmi i kësaj rritje në Shqipëri?

Në fakt tani ritmi i rritjes tonë është më i madh nga sa ishte kur kryem intervistën tonë të parë, madje tani jemi më të bindur se kurrë që shitjet online nuk kanë rrugë tjetër veçe të rriten. Sigurisht nuk është e thjeshtë, kërkon shumë investim dhe kohë, por nëse gjërat bëhen siç duhet dhe arrijmë të kuptojmë klientin rritja jonë do jetë e ngjashme edhe për të paktën 5 vjet të tjera. Ne tani po planifikojmë hapjen e 4 portaleve të tjerë të rinj, të ndryshëm nga këto që kemi aktualisht dhe nëse vazhdojmë me këtë ritëm shumë shpejt do dalim përtej kufijve shqiptare. Sot është viti i pestë dhe deri tani kemi zgjeruar katër herë zyrat, por sërish këtë muaj e arritëm kapacitin maksimal të ambjentit dhe po shikojmë edhe njëherë për t’i dyfishuar ambjentet ku punojmë.

Keni identifikuar një profil konsumatori tip dhe cilat zhanre librash kërkohen më shumë?

Për këtë pjesë akoma jemi shpejt për t’a përcaktuar, por po punojmë për ndërtimin e blogut tonë, tek i cili jo vetëm që do shkruajmë për librat dhe autorët më të shitur, por do japim edhe çmime për autorët dhe lexuesit më të mirë. Jam i sigurt që edhe me Business Magazine do të kemi bashkëpunim të mirë për të informuar publikun mbi librat më të kërkuar të biznesit apo për librat më të mirë për suksesin e të tjera tema që ju keni fokusin tuaj dhe i prekni çdo ditë për lexuesin Shqiptar.

Nga pervoja juaj, është më e lehtë të shesësh një Libër apo një Celular? Përse?

Nga përvoja ime është më e lehtë të shesësh një Celular, edhe pse nuk me vjen mirë kjo është e vërteta. Ashtu siç thotë projekt menaxheri i bukinist çdo libër është biznes më vete dhe për çdo libër përveç se duhet t’a lexosh (që do kohën e tij), por secili lexues ka këndvështrimin e tij unik duke e bërë promovimin e librit, një prej promovimeve më të vështirë që kam hasur gjatë karrierës time në fushën e marketingut. Por personalisht unë i kam shumë qejf sfidat e vështira dhe shumë shpesh përfshihem në promovimin e librave duke dhjetëfishuar kohën e shpenzuar për leximin e librave që pas lançimit të bukinist. Gjithashtu autorët, librat më të mirë nuk i kanë krijuar për të qenë komercial ndërsa celulari është tashmë një nga produktet më komerciale të tregut dhe prodhuesit kujdesen shumë që shitësve t’ia lehtësojnë në maksimum leximin e librave.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 31 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania.Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0