Bujqësia si vizion për të ardhmen - Edicioni i katërt i panairit “Ditët e Bujqësisë” hap dyert në Lushnje - Business Magazine Albania

Bujqësia si vizion për të ardhmen – Edicioni i katërt i panairit “Ditët e Bujqësisë” hap dyert në Lushnje

Panairi “Ditët e Bujqësisë” rikthehet në edicionin e tij të katërt më 23-25 Prill në Lushnje, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkisë Lushnje dhe shumë institucioneve, organizatave ndërkombëtare dhe kompanive private. Ky panair, me pjesëmarrjen e mbi 100 kompanive jo vetëm nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga vende si Hollanda, Gjermania, Greqia etj., mirëpret mijëra vizitorë të interesuar për t’u njohur me zhvillimet më të fundit në sektor.
Ftojmë mediat që ndjekin zhvillimet ekonomike të jenë të pranishme në hapjen e ditës së parë të panairit, më 23 Prill, ora 09:00, që do të nisë me përshëndetjet e ambasadorëve të Hollandës dhe Gjermanisë. Këtë vit, panairi gëzon mbështetjen e veçantë të Ambasadës së Vendeve të Ulëta, e cila ka mundësuar pjesëmarrjen e nëntë kompanive nga Hollanda, që vijnë për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi dhe investimi në sektorin bujqësor shqiptar. Po ashtu, mbështetja e organizatave ndërkombëtare si GIZ Albania, Helvetas, UNDP dhe FAO nënvizon rëndësinë që ky event ka në nivel kombëtar dhe rajonal.

Mediat e pranishme do të kenë akses për intervista me përfaqësues të kompanive ndërkombëtare, aktorë të tregut vendas dhe përfaqësues institucionalë, si dhe mundësi të ndjekin nga afër diskutimet mbi temat më sfiduese dhe aktuale të sektorit.
Objektivat kryesorë të panairit janë: nxitja e bashkëpunimeve të reja në bujqësi, rrjetëzimi profesional midis fermerëve, kompanive dhe institucioneve, si dhe informimi mbi temat strategjike për të ardhmen e bujqësisë: teknologjitë e reja, bujqësia e qëndrueshme, certifikimet dhe standardet ndërkombëtare.

Lexo edhe: “Agriculture Days” ndez Lushnjen: Bujqësia në qendër të vëmendjes në panairin më të madh me pjesëmarrje nga Shqipëria, Greqia, Gjermania dhe Hollanda

Gjithashtu, nëpërmjet forumeve dhe paneleve tematike, do të trajtohen çështje si: sfidat e certifikimit për eksport, roli i teknologjisë në uljen e kostove të prodhimit, ndikimet klimatike, dhe aksesimi i fondeve për zhvillim rural.Fokus i veçantë i këtij edicioni është fuqizimi i brezit të ri në bujqësi. Përmes shembujve të suksesit, inovacionit dhe qasjes ndaj financimit, “Ditët e Bujqësisë” synojnë të frymëzojnë të rinjtë që ta shohin bujqësinë si një mundësi moderne dhe afatgjatë për zhvillim personal dhe ekonomik, duke i inkurajuar të investojnë energjinë e tyre në vendin e tyre dhe jo jashtë tij.

Nën moton “Kultivo të Ardhmen”, “Ditët e Bujqësisë” vijnë si një organizim me standarde ndërkombëtare, që synon të shtojë vlerë reale për të gjithë pjesëmarrësit – fermerë, kompani, institucione dhe qytetarë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0