Bujqësia “Made in Albania”, qytetet inteligjente dhe produktet e kashmirit. Çfarë humbët nga “Startop” këtë javë - Business Magazine Albania

Bujqësia “Made in Albania”, qytetet inteligjente dhe produktet e kashmirit. Çfarë humbët nga “Startop” këtë javë

Pesë ide të reja u prezantuan në puntatën e shtatë të “Startop”, mbështetur nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes. Paneli i kësaj puntate përbëheh nga sipërmarrësit Shkëlzen Marku e Marjus Bushi, zv. dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Martin Serreqi dhe deputeti e ish-ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi.

Pjesa e parë e misionit iu dedikua projekteve në fushën bujqësore dhe agropëprunuese. Projekti i parë u prezantua nga kompania “Inotecalbania”, e cila ofron një formë paketimi ndryshe nga ajo që jemi mësuar.

 “Realizojmë teknologji agropërpunuese 100% ‘made in Albania’, para katër vitesh vumë re që po ndodhte një situatë absurde, nga njëra anë kishim fermerë që nuk arrinin të shisnin produktin dhe nga ana tjetër një treg i jashtëm që po ulërsite për produktet që ishin në Shqipëri. Duhej mekanizimi I procesit dhe krijimi i standardit, instalimi i linjës së parë, i përpunimit nga momenti që vjen nga fusha, tek larja dhe ambalazhimi final”, tha Rrudha.

Projekti i dytë ishte një fermë në Divjakë e cila teston fruta dhe bimë që nuk janë tipike të vendit tonë, por të vendeve tropikale.

Agronomi Irakli Shkoza vuri theksin te kultimi i këtyre bimëve.

“Duke punuar për një kohë të gjatë në fushën e bujqësisë, mbi 40 vjet gati, vumë re që fermerët përpiqen të shfrytëzojmë kushtet e vendit tonë, Shqipëria ka kushte shumë të favorshme për zhvillimin e në bujqësisë moderne, por struktura e kulturave tona ka një lloj qëndrimi në vend dhe ka përpjekje për të futur kultura të tjera”, tha Shkoza.

Lexo edhe: Startop: Dron për aviacionin civil, robot dezinfektues dhe një “smart home” që kontrollon shtëpinë nga celulari

 “Smart Cities Program” një projekt nga Esmerina Hidri dhe Rubin Haxhiymeri, dedikuar të rinjve dhe sipërmarrësve të rinj me qëllim përfshirjen në komunitet dhe aftësimin e tyre për të zgjidhur problematika për të pasur një qytet sa më inteligjent, u shfaq gjithashtu përpara jurisë.

“Vjen si një nevojë urgjente për të adresuar problematikat që qytetet janë duke sjellë, për të adresuar problematika të energjisë, ujit. Ka nevojë që gjithmonë të dalim me ide se si t’i bëjmë qytete më të jetueshme, me një cilësi më të mirë, në rastin konkret qytetarët e Tiranës të jetojnë në një botë më të mirë. Është një mundësi për të përfshirë komunitetet, kjo nis me përfshirje dhe qëllimi është të përfshijë sipërmarrës të rinj ku ata mund të eksplorojnë idetë e tyre për të dalë më pas të dalin me një program të qartë”, thanë ata.

Dritan Mollanji prezantoi projektin e katërt, platformën “OpenPay” e cila u mundëson që qytetarët të mund të paguajnë elektronikisht në dyqane fizike dhe online.

“OpenPay tenton të zgjidhë një problem në vendin tonë të pagesave elektronike, aktualisht një pjesë e madhe e qytetarëve do t’u duhet të ikin të shkojnë tek bankomatet dhe të kryejnë pagesën cash tek tregtarët. Ne jemi munduar të hedhim në treg një platformë që do u mundësojë qytetarëve të paguajnë elektronikisht nga telefoni, pagesat elektronike kanë nisur në vitin 2004 në vendin tona, kryesisht me karta, por pranimi kërkon të ketë një parat specifik që vihet në dispozicion nga banka, tek tregtarët. Këto janë të kufizuara dhe kjo bën që kur një qytetar del nga shtëpia duhet të ketë para cash me vete se nuk e di që dyqani ku të shkojë do ta pranojë elektronikisht apo jo”, theksoi Mollanji.

Kompania “Joor’s” ishte një tjetër projekt i prezantuar në “Startop”.

Ajo i dedikohet të rriturve dhe fëmijëve duke ofruar produkte artizanale si shalle, kapuça apo batanije. E veçanta e kompanisë është jetëgjatësia e kashmirit, e cila është mbi 100-vjeçare.

Alma Gjonça, e cila prezantoi para panelit produktin, theksoi se prodhimet e tyre  janë të veçanta falë makinerive digjitale, dedikimeve dhe personalizimit për çdo klient. Ajo theksoi se produkti është unik për secilin klient që e porosit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0