Bugatti Chiron vendos një rekord të ri për kategorinë e saj!

Bugatti Chiron vendos një rekord të ri për kategorinë përkatëse!

~4 minuta lexim


Bugatti Chiron, pasues i të famshit Veyron, së fundmi ka thyer një rekord të ri përsa i përket kategorisë ku bën pjesë.

Ajo u prezantua për publikun në 1 mars 2016 në sallonin e Gjenevës “Geneva Motor Show”. Ajo u bë zyrtarisht makina e rrugës më e fuqishme e prodhuar ndonje herë. Motorri i saj 8.0 liter W16 me 4 turbo, është i aftë të prodhojë 1500 kuaj fuqi dhe 1600 Nm torque.

Bugatti Chiron, ashtu si edhe Veyron, kanë strukturë prej fibre karboni dhe sistem AWD (all-wheel-drive Haldex). Kompania ka publikuar shifra me të vërtetë impresionuese përsa i përket performancës. 0-100km/h – 2.4sec, 0-200km/h – 6.5sec dhe 0-300km/h – 13.6sec.

Prodhimi do të jetë i limituar në 500 njësi dhe çmimi bazë i saj është €2,400,000.
200 makinat e para u shitën përpara se ato të ishin prodhuar dhe çdo blerës u kërkua të vendoste një depozitë prej €200,000, në mënyrë që emri i tyre të ishtë në listën e vogël prej 500 personash.

Që prej Korrikut të vitit 1998, Bugatti Automobiles S.A.S. është pronë e Volkswagen AG. Ky emër u vendos në momentin që kompania ndryshoi pronar, dhe historia e emrit fillon nga viti 1998.

Por, Bugatti është një nga kompanitë më të vjetra të prodhimit të makinave. Ajo lindi në vitin 1909 në Molsheim, Francë (atëherë pjesë e territorit Gjerman). Ndonëse italian, themeluesi i saj Ettore Bugatti, për disa arsye vendosi që ta vendoste kompaninë jashtë territorit të vendit të tij. Edhe sot. më shumë se 100 vite më pas, makinat e kompanisë ende prodhohen në të njëjtin vend. Në fakt ekziston një dilemë mbi faktin se si mund të konsiderohet origjina e saj. Kjo, për shkak se marka dhe vendndodhja është Franceze, ndërkohë që si pronë ajo është 100% gjermane. Për më tepër, që edhe motorri i saj, në njëfarë mënyre ndahet edhe me makina të tjera. Por ajo vazhdon përsëri me zakonet e vjetra.
Kompania është njohur gjithmonë për disa nga makinat më të shpejta dhe teknologjike të kohës.

…dhe pikërisht për këtë po flasim.

Që një makinë rruge të mundet të arijë shpejtësi mbi 400km/h, kjo nuk është e zakonshme. Për më tepër, të ketë edhe një sistem frenimi që mund të përballojë dimensione të tilla.

Së fundmi, kompania ka publikuar një video, në të cilën Chiron perfromon një nisje-përshpejtim deri në 400km/h, e pasuar nga një ndalim i plotë. E gjithë kjo, për vetëm 42 sekonda në total. Në drejtimin e makinës ishte piloti i njohur Juan Pablo Montoya, garues për disa vite në Formula 1, dhe 2 herë fitues në Indy 500.

Fjalët shpesh janë të tepërta. Video më poshtë i tregon të gjitha…

https://youtu.be/PkkV1vLHUvQ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0