Besimi i konsumatorit në ekonomi ka shënuar rritje këtë vit. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë, ky nivel besimi po i afrohet mesatares asfatgjatë, duke u përmirësuar për të katertin muaj rresht.
Besimi konsumator u rrit 0.9 pikë përqindje në muajin Janar, duke qëndruar vetëm rreth 4 pikë nën mesataren historike. Rritja u ndikua nga pritjet më optimiste për situatën ekonomike e financiare, si dhe për blerjet në shuma të mëdha në të ardhmen.
Në rritje ndikoi edhe Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, i cili shënoi 106.3 pikë. Rritja erdhi nga sektori sektori i shërbimeve dhe rritja e besimit konsumator.
Banka e Shqipërisë vëren se, treguesi i besimit në shërbime vijoi prirjen rritëse për të katërtin muaj rresht, duke u rritur me 4.3 pikë përqindje në Janar. Si rrjedhim, niveli i tij vijon të mbetet ndjeshëm mbi mesataren historike, rreth 13.2 pikë përqindje më lart. Rritja u ndikua nga vlerësimet pozitive për ecurinë aktuale të biznesit dhe për nivelin e kërkesës. Bizneset e shërbimeve nuk parashikojnë ndryshime të dukshëm në nivelin e punësimit, ndërsa presin një rritje të çmimeve në të ardhmen.
Në fushën e tregtisë, treguesi i besimit ra me 1.1 pikë përqindje, por mbeti më lartë se mesatarja.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto