BSH përgatit projektligjin - Llogari bankare dhe shërbime pagesash falas për shtresat më të brishta - Business Magazine Albania

BSH përgatit projektligjin – Llogari bankare dhe shërbime pagesash falas për shtresat më të brishta

Llogari bankare

Banka e Shqipërisë ka përgatitur projektligjin “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”.

Ky projektligj është një nga hapat më të rëndësishëm të hedhur deri më sot në drejtim të garantimit të aksesit në shërbimet bankare për pjesën më të madhe të popullsisë.

Llogaria e pagesave me shërbime bazike do t’iu ofrohet konsumatorëve dhe individëve rezidentë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat tregtare pa pagesë ose me tarifa të përgjysmuara, me kusht që ata të mos kenë një llogari bankare ekzistuese.

Sipas projektligjit, me paraqitjen e kërkesës për hapjen e llogarisë së pagesave me shërbime bazike, konsumatori deklaron se nuk disponon llogari pagesash në një bankë tjetër dhe jep pëlqimin për verifikimin e kësaj deklarate nga banka. Banka, para hapjes së llogarisë së pagesave me shërbime bazike mund të verifikojë nëse konsumatori mban ose jo një llogari pagesash në një bankë tjetër dhe në këtë rast ka të drejtë ta refuzojë aplikimin.

Kur banka refuzon hapjen e llogarisë bazike ose konsumatori vlerëson se bankat kanë vepruar në kundërshtim me kërkesat e këtij ligji, konsumatori ka të drejtën e ankimimit në Bankën e Shqipërisë. Në rast se pas shqyrtimit të ankesës së konsumatorit, Banka e Shqipërisë, konstaton se nuk ekzistojnë shkaqet e përcaktuara në këtë ligj për refuzimin e hapjes së llogarisë së pagesave me shërbime bazike, kërkon nga banka hapjen e kësaj llogarie brenda 10 ditësh pune.

Lexoni: Rritja e çmimeve rrezik për rimëkëmbjen e ekonomisë. Guvernatori Sejko: Banka e Shqipërisë gati të ndërhyjë

Bankat do ofrojnë llogaritë e pagesave me shërbime bazike vetëm në monedhën vendase dhe ajo do të përfshijë shërbime që mundësojnë të gjitha operacionet e kërkuara për hapjen, funksionimin dhe mbylljen e një llogarie pagesash; shërbime që mundësojnë depozitimin e fondeve në një llogari pagesash; shërbime që mundësojnë tërheqjen e fondeve nga një llogari pagesash brenda Shqipërisë, në sportele ose në ATM, gjatë ose jashtë orarit zyrtar të punës së bankave dhe ekzekutimin e debitimeve direkte, pagesave me kartë dhe transfertat e kreditit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Bankat do t’i ofrojnë shërbimet e llogarisë së pagesave, pa pagesë, ose kundrejt një tarife të arsyeshme, nëse ato e parashikojnë këtë tarifë në politikat e tyre të brendshme për përcaktimin e tarifave. Sipas projektligjit, tarifë e arsyeshme do të konsiderohet tarifa e cila nuk tejkalon 50% të nivelit mesatar të tarifës së aplikuar nga subjekti, për të njëjtat shërbime të ofruara nëpërmjet një llogarie të zakonshme pagesash.

Megjithatë, bankat do të jenë të detyruara t’i ofrojnë shërbimet e pagesave me tarifë zero, për kategoritë që i përkasin grupit të konsumatorëve të cilët përfitojnë nga të drejtat e parashikuara në legjislacionin që rregullon asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë.

Këtu përfshihen përfituesit e pagesës së papunësisë, përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike, përfituesit e pagesës për paaftësi ose për aftësinë e kufizuar, përfituesit e pensioneve urbane dhe rurale në skemën e sigurimeve shoqërore, përfituesit e ndihmës ekonomike për arsimin e lartë (bazuar në listën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit), por edhe për kategori të tjera të përcaktuara me vendime të posaçme nga Banka e Shqipërisë dhe të publikuara në faqen e saj zyrtare, kohë pas kohe. Konsumatorët që i takojnë kategorive të mësipërme dhe posedojnë llogari të tjera bankare kanë të drejtë të konvertojnë llogarinë e tyre në llogari pagesash me shërbime bazike.

Drafti i përgatitur nga Banka e Shqipërisë është përafruar pjesërisht me Direktivën e BE të vitit 2014 “Mbi krahasueshmërinë e tarifave në lidhje me llogaritë e pagesave, transferimin e llogarive të pagesave dhe aksesin në llogaritë e pagesave me shërbime bazike”.

/monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0