Brexit, emigrantët para një rreziku të lartë dëbimi - Business Magazine Albania

Brexit, emigrantët para një rreziku të lartë dëbimi


Britania do të dëbojë qytetarët europianë, të cilët nuk do të mund të arrijnë të aplikojnë në kohë për statusin e ri të emigrantit.

Një dokument politik i qeverisë i papublikuar zyrtarisht është është bërë pikë referimi për media ndërkombetare.

Projekti i qeverisë britanike cilësohet si një nga lëvizjet më të forta në drejtim të emigracionit të viteve të fundit pasi i jep fund statusit prioritar për qytetarët europianë.

Një listë e ngushtë e përjashtimeve nga dëbimi, si persona me paaftësi fizike qapo mendore, apo fëmijë, prindërit e të cilëve janë të pajisur me dokumenta, është përfshirë në dokumentat e qeverisë britanike. Një jurist për çështjet e emigracionit i tha Reuters se, “Nëse dikush nuk do të aplikojë para afatit, ata nuk do të kenë vendbanim të ligjshëm dhe do të nisë procesi për dëbimin e tyre”.

Lexo: Efekti Brexit, ekonomia gjermane rrezikon recesion
Plani mund të rishikohet nëse Konservatorët humbasin zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Për momentin, gjysma e 3.5 milionë qytetarve europianë që jetojnë në Britani kanë aplikuar për statusin e ri ligjor, ndërsa afati i fundit për aplikim është 31 dhjetori 2020.

Në Britani ka shume emigrantë shqiptarë, të cilët ende nuk janë pajisur me dokumentin e rezidencës.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0