Brenda shtëpisë 900-vjeçare, ku kanë jetuar 29 gjenerata - Business Magazine Albania

Brenda shtëpisë 900-vjeçare, ku kanë jetuar 29 gjenerata

“Madresfield Court” është një shtëpi që nuk i ngjan aspak banesës së një familje të zakonshme. Prona, e vendosur në fshatin Worcestershire, ka qenë e familjes së pronarit të saj aktual, Lucy Chenevix-Trench, prej 900 vjetësh. E megjithatë Lucy dhe burri i saj Jonathan e kanë shndërruar ndërtesën e vjetër dhe hijerëndë në një vend tërheqës dhe mikpritëse për katër fëmijët e tyre: May, Jack, Evie dhe Max.

Historia e tyre është një nga 12 të rrëfyerat në librin “Old Homes, New Life”, shkruar nga Clive Aslet dhe fotografuar nga Dylan Thomas, e cila rrëfen për disa nga ndërtesat më madhështore të vendit që mbeten ende në pronësi private.

Lucy ishte 23 vjeç kur mamaja e saj, Lady Morrison shkoi për të jetuar në Madresfield pasi e kishte trashëguar atë nga xhaxhai i saj. Ajo u mundua shumë për të mirëmbajtur shtëpinë, por kur mbërriti Lucy dhe Jonathan në 2012 në ndërtesë kishte ende shumë punë për të bërë, pasi aty prej më shumë se 100 vitesh nuk kishin jetuar fëmijë të vegjël.

Lucy është gjenerata e 29-të e familjes së saj që jeton në Madresfield. Ajo dhe Jonathan janë shumë të vetëdijshëm se në fund të fundit ata janë vetëm kuratorë ose kujdestarë të shtëpisë dhe pasurisë.  ‘Këto pasuri dhe shtëpi janë një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe trashëgimisë së vendit tonë. Ne do të bëjmë çmos për të bërë ndryshime të dobishme dhe të lëmë një trashëgimi pozitive në atë që kemi pasur mjaft fat për të menaxhuar. Por në fund, ne jemi thjeshtë kalimtarë ’.

DAILYMAIL

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0