Brenda kopshtit më të mirë në botë...dhe të veçantë!

Brenda kopshtit më të mirë në botë…dhe të veçantë!


Në Kopshtin Fuzhi jashtë Tokios-s, fëmijët shijojnë hapësirat magjike të dizenjuara vetëm për ta. Çatia e shkollës së tyre në formën ovale, dizenjuar nga firma me bazë në Tokio Tezuka Architects, është një hapësirë e pafundme për lojëra, dhe pemët rriten pikërisht mespërmes klasave. 

Kështuqë si duhet të ndërtoni që ‘t’i lini fëmijët të jenë fëmijë’? Thotë Takaharu Tezuka (TED Talk: Kopshti më i mirë që keni parë): Mendo si një fëmijë. Ai është frymëzuar nga vajza dhe djali i tij i vetëm, tani 12 dhe 9 vjeç, të cilët thotë ai “janë bërë pjesë e trupit të tij.” Ndërsa u rritën, zakonet dhe dëshirat e tyre u bënë të tijat, dhe në dizenjimin e shkollës së tij bashkë me bashkëshorten, Yui, atij i duhej vetëm t’i kanalizonte këto dëshira për të ditur se çfarë duhej të ndërtonte. Eksploroni shkollën dhe zhytuni në të menduarin sipas Mami dhe Babi Tezuka të dizenjimit me qendër fëmijët.

Oborri i lojërave i lejon fëmijët të vrapojnë gjithë kohës

Brenda-kopshtit-më-të-mirë-në-botë-veçantë-businessmag
“Ne e dizenjuam shkollën si një rreth, me një lloj qarkullimi të pafundëm. Kur filluam, unë nuk kisha nocione të parakonceptuara. Të studioje kopshtet e tjera ishte sikur të shikoje në pasqyrën e pasme të makinës: Edhe kur shikon shumë afër, nuk mund të shohësh ndonjë gjë përpara.”

Fëmijët mund të rrëshqasin për në klasë

Brenda-kopshtit-më-të-mirë-në-botë-veçantë-businessmag
“Ne vendosëm një pirg të vogël dherash në fund të shkallëve që nisnin nga çatia, kjo ishte një hile për t’i bërë shkallët më të shkurtra. Por pastaj fëmijët filluan të merrnin baltën për të bërë tasa balte, 600 fëmijë merrnin baltën me vete dhe ajo filloi të zhdukej! Shkolla duhet t’i kërkonte kompanisë së ndërtimit të vendoste baltë sërish. (Ndërsa toka u bë më e fortë, fëmijët rreshtën ta merrnin atë në shtëpi.) I shikoni rrëshqitëset? E dija që fëmijët vdisnin për to, por nuk isha vërtet i apasionuar për t’i vënë ato, pasi u tregon fëmijëve se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjnë. Pa mjete, fëmijët duhet të mendojnë për veten e tyre dhe të krijojnë lojëra. Por në fund e mbajtëm: Na duhej një shpëtim prej zjarrit.”

Stërvitjet në rastet e emergjencës janë shumë të lezeçme

Brenda-kopshtit-më-të-mirë-në-botë-veçantë-businessmag
“Në Japoni ndodhin 10 për qind të tërmeteve më të mëdha në botë, kështuqë fëmijët i kanë këto manuale përdorimi. Ata i marrin këto kapele pambuku nën tavolinë për të mbrojtur kokat e tyre në rast të rënies së tërmeteve. Është tipike japoneze.”

Të qënit një ‘kafshë’ jo-njerëzore inkurajohet

Brenda-kopshtit-më-të-mirë-në-botë-veçantë-businessmag
“Kodi i ndërtesave japoneze thotë se duhet të kenë parmakë vertikalë me shtylla 100 milimetra larg njëra-tjetrës kështuqë fëmijët nuk mund të vendosin kokat midis tyre. Por: Ata mund të vendosin këmbët e tyre brenda, dhe ata vdesin për të tundur këmbët. Shimpazetë bëjnë të njëjtën gjë. është një lloj instikti. Dhe mënyra se si e bëjnë ata këtë gjë është shumë e lezeçme.”

Çdo gjë mund të jetë një lodër

Brenda-kopshtit-më-të-mirë-në-botë-veçantë-businessmag
“Ne duhet të ndërtonim rreth pemëve që ishin tashmë në atë tokë. Nuk ishte e thjeshtë, ne nuk mund të prisnim rrënjët, të cilat shpërndaheshin aq sa kurorat e pemëve. Ne shtuam këto rrjeta sigurie kështuqë studentët nuk do të binin nëpërmjet vrimave rreth pemëve. Por unë i njoh fëmijët, dhe ata vdesin të luajnë me rrjeta. Kurdoherë që shohin një shtrat të varur, ata duan të hidhen te ta, për t’i tundur. Këto ishin vërtet një justifikim për mua që t’u shërbeja fëmijëve me një zbavitje tjetër.

Drita për “kukamshefthi”

Brenda-kopshtit-më-të-mirë-në-botë-veçantë-businessmag
“Fëmijët vdesin të shohin nëpërmjet dritave nga çatia. ‘Ku është shoku im?’, ‘Çfarë po ndodh brenda në klasë?’ Dhe kur sheh poshtë, shikon gjithmonë fëmijët që shohin nga sipër. Këtu supozohet të ketë shpërqëndrim. Nuk ka mure ndërmjet klasave, kështuqë zhurmat ‘lundrojnë’ lirisht nga një klasë në një klasë tjetër. Dhe nga jashtë brenda. Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme zhurmën. Kur i vendosni fëmijët në një kuti të qetë, disa prej tyre bëhen vërtet nervozë.”

Një karrige mund të bëhet një tren

Brenda-kopshtit-më-të-mirë-në-botë-veçantë-businessmag
“Çdo muaj në Fuzhi mësuesit dhe fëmijët rikonfigurojnë mobiljet e klasës. Ky djali dhe vajza e vogël supozohet që të bëjnë një konfigurim tjetër, por është e padobishme! Ata në fakt po luajnë ‘trenash’. Ne sollëm në shkollë me rreth 600 nga këto kuti, të përbërë nga një lëndë druri e lehtë si druri kiri. Ajo nuk do t’i lëndojë fëmijët nëse godasin kokën në cepa.”

Një vend për biseda në ujë të ftohtë

Brenda-kopshtit-më-të-mirë-në-botë-veçantë-businessmag
“Ditët e sotme fëmijët flasin vetëm me kompjuterat. E urrej këtë. Dhe mendova, nëse vendosim një lavaman në çdo klasë, ata do të detyrohen të bisedojnë me njëritjetrin. Është një shprehje në japonisht, ida bata kaigi, që do të thotë, ‘konferenca rreth lavamanit.’ Fermat e përdornin kur takoheshin për të marrë ujë për të shkëmbyer informacion mes njëa-tjetrës. Unë doja që fëmijët të bënin të njëjtën gjë.”

Fëmijët mund të ngjiten në klasë

Brenda-kopshtit-më-të-mirë-në-botë-veçantë-businessmag
“Në 2011-n ne ndërtuam një aneks për shkollën me dy klasa të shtuara dhe disa hapësira për të luajtur. Ne e quajtëm “Unaza rreth pemës,’ sepse kur arkitektët Peter Cook e vizitoi tha se i sillte ndërmend “Vallen rreth Rozit.’ Unë mendova se pema do të ishte më e rëndësishme se ndërtesa, kështuqë që e bëra ndërtesën sa më të lehtë të mundshme. Në këtë shkollë, fëmijët inkurajohen të ngjsin pemët. Shkollë të tjera mund të mos e lejojnë këtë gjë, por drejtori i shkollës këtu beson se fëmijët i dinë vetë kufijtë e tyre. Ata ndalojnë atëherë kur duhet të ndalojnë.”

 

/Publikuar më parë nga Ted.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0