Bregu: Rrjedhja e trurit s’ka të bëjë vetëm me kapitalin njerëzor, por edhe çështjet e sigurisë - Business Magazine Albania

Bregu: Rrjedhja e trurit s’ka të bëjë vetëm me kapitalin njerëzor, por edhe çështjet e sigurisë

Bregu: Rrjedhja e trurit s’ka të bëjë vetëm me kapitalin njerëzor, por edhe çështjet e sigurisë
RCC prezanton edicionin e tretë të sondazhit të opinionit publik, mbi çështjet e sigurisë SecuriMeter

“Migrimi po bëhet një nga problemet më të mëdha të ditëve të sotme, sepse vendet tona po zbrazen. Po flasim jo vetëm për ata që rezultojnë në fluksin e migrantëve që hyjnë në rajonin tonë, por edhe për shkak të emigrimit nga rajoni ynë drejt perëndimit. Prandaj, termi “sfidat e sigurisë” po ndryshon kuptim në mënyrë dramatike. Sfidat  e sigurisë nuk janë vetëm zgjidhja apo parandalimi i konflikteve, ndryshimet klimatike dhe katastrofat, spiunazhi dhe problemet reale të jetëve njerëzore por edhe gjetja e mënyrave se si të ndalojmë rrjedhen e trurit njerëzor nga rajoni ynë.” tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e Konferencës së tetë të Koordinimit Rajonal të Sigurisë sot në Romë.

Edicioni i tretë i sondazhit të opinionit publik të RCC SecuriMeter është prezantuar në Konferencë, duke zbuluar se çfarë mendojnë qytetarët e rajonit për çështjet e sigurisë.

“Shqetësimet kryesore të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor janë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Më shumë se 60% e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor e rendisin krimin e organizuar si shqetësimin kryesor të sigurisë, i cili shkon paralelisht me korrupsionin, me 55% të qytetarëve të rajonit që besojnë se niveli i korrupsionit është rritur. Kur flasim për migrimin, 70% e qytetarëve tanë pajtohen se rajoni ynë duhet të strehojë emigrantët që kanë nevojë për mbrojtje, por shumica, 80%, beson se BE-ja duhet të bëjë më shumë për të ndarë barrën. Bashkëpunimi rajonal edhe në këtë fushë mbështetet në masë të madhe, pasi 73% janë të mendimit se thellimi i bashkëpunimit rajonal për të kontrolluar kufijtë mes Ballkanit Perëndimor si një rajon është një mënyrë për të menaxhuar migracionin e parregullt”, shtoi Bregu.

Lexo edhe:Bregu: “Një Evropë që vë në qendër të politikave të saj njeriun, që reformohet duke e afruar gjithnjë e më shumë Ballkanin Perëndimor, është investimi më i mirë për paqen dhe sigurinë e të gjithë Kontinentin tonë”

SecuriMeter u krye midis 14 majit dhe 2 qershorit 2023 midis 6,023 njerëzve të rajonit. Të dhënat tregojnë se shumica e emigrantëve potencialë nga rajoni ynë, 62% e tyre planifikojnë qëndrime afatgjatë jashtë vendit për vite ose përgjithmonë. Pothuajse gjysma e qytetarëve tanë, 47% besojnë se dezinformimi shkakton më shumë dëm në provokimin e urrejtjes dhe mendimeve përçarëse. Ata mendojnë se mediat sociale janë ato që kanë më shumë gjasa të përhapin lajmet e rreme – 46%, e ndjekur nga afër nga gazetarët me 44% dhe politikanët me 38%.

E gjithë baza e të dhënave SecuriMeter është e disponueshme këtu.

“SecuriMeter tregon shumë tendenca shqetësuese, nga migrimi te frika e luftës, siguria kibernetike dhe dezinformimi. Të gjitha këto sfida do të kenë nevojë që ne të investohemi drejt përpjekjeve edhe më të forta, që t’iu përgjigjemi atyre. Duhet të jetojmë shumë afër njëri-tjetrit, t’i trajtojmë këto sfida si një çështje që na përkasin të gjithëve njësoj, duke e forcuar kështu edhe më shumë bashkëpunimin tonë rajona”, përfundoi Bregu.

Krahas Sekretares së Përgjithshme të RCC-së, fjalën hyrëse e mbajtën Raffaele Grassi, Zëvendës Shef i Policisë, Ministria e Brendshme e Italisë dhe Andrea Cascone, Drejtor i Njësisë së Adriatikut dhe Ballkanit – Drejtoria e Përgjithshme për Bashkimin Evropian – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Italisë.

Konferenca dy-ditore do të fokusohet në sfidat dhe kërcënimet e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor, duke shfaqur shtatë panele të lidhura me sigurinë, dhe sesione ndërvepruese, grupe pune dhe mundësi rrjetëzimi. Kjo konferencë synon të nxisë diskutime të thella, të promovojë bashkëpunimin midis palëve të interesuara dhe të kontribuojë në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor. Është një ngjarje vjetore që mbledh të gjithë praktikuesit, organizatat dhe rrjetet rajonale të sigurisë që merren me çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore dhe në Ballkanin Perëndimor, në veçanti.

 

RCC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0