Bregu: “Një Evropë që vë në qendër të politikave të saj njeriun, që reformohet duke e afruar gjithnjë e më shumë Ballkanin Perëndimor, është investimi më i mirë për paqen dhe sigurinë e të gjithë Kontinentin tonë” - Business Magazine Albania

Bregu: “Një Evropë që vë në qendër të politikave të saj njeriun, që reformohet duke e afruar gjithnjë e më shumë Ballkanin Perëndimor, është investimi më i mirë për paqen dhe sigurinë e të gjithë Kontinentin tonë”

Bregu: “Një Evropë që vë në qendër të politikave të saj njeriun, që reformohet duke e afruar gjithnjë e më shumë #Ballkanin Perëndimor, është investimi më i mirë për paqen dhe sigurinë e të gjithë Kontinentin tonë”

Sekretarja e Përgjithshme e RCC, znj.Majlinda Bregu, merr pjesë  në Forumin e Ministrave të Ekonomisë të Procesit të Berlinit në Tiranë.

“Një Evropë që vë në qendër të politikave të saj njeriun, që reformohet duke e afruar gjithnjë e më shumë #Ballkanin Perëndimor, është investimi më i mirë për paqen dhe sigurinë e të gjithë Kontinentin tonë! Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të rëndësishëm në dy dekadat e fundit, megjithatë nuk jemi aty ku donim dhe do të duhej të ishim dhe për fat të keq, konfliktet pengojnë investimet dhe rritjen ekonomike”- tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në Forumin e Ministrave të Ekonomisë të Procesit të Berlinit sot në Tiranë. Takimi është organizuar si pjesë e kryesimit të Shqipërisë me Procesin e Berlinit dhe në përgatitje të Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më 16 tetor 2023 në Tiranë.

Lexo edhe: BE paralajmëron Elon Musk pasi zbulon se “X” ka shkallën më të lartë të dezinformimit

“Sot unë nuk e pata aspak të lehtë të flisja qetësisht për bashkëpunimin rajonal, thelbi i së cilit qëndron tek garantimi i sigurisë dhe forcimi i marrëdhënieve të mira. Kosova është në zi. Një polic kosovar, një baba, si mijëra të tjerë që veshin uniformën e tyre çdo ditë për sigurinë e vendit, u vra në krye të detyrës, duke na kujtuar edhe një herë më shumë sakrificat e mëdha që bëhen për të siguruar dhe ruajtur paqen, por edhe nevojën e padiskutueshme që autorët e një krimi si ky, të mbajnë përgjegjësi. Bashkëpunimi transatlantik nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm, më i nevojshëm dhe më qartë se sot, në mborjtje të interesave të rajonit tonë, Evropës dhe mbarë botës. Si një rajon ku konkurrojnë interesat gjeopolitike dhe strategjike, Ballkani Perëndimor është një shesh i hapur për kërcënimet e sigurisë. E megjithatë mbështetja për bashkëpunimin rajonal mes biznesmenëve është 74%,” shtoi Bregu.

Ministrat theksuan në këtë takim se finalizimi i Tregut të Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi të veçantë për përmirësimin e konkurrencës, mjedisin e biznesit dhe thellimin e integrimit ekonomik rajonal. Ata shprehën mbështetje të fortë për përafrimin e mëtejshëm ekonomik të Ballkanit Perëndimor me Tregun Unik të BE-së, përmes procesit të zgjerimit të BE-së, si një përfitim reciprok për rajonin dhe për BE-në. Ministrat kërkuan zgjerimin e bashkëpunimit me BE-në për të ndërtuar mbi shembujt aktualë të suksesshëm si iniciativa e udhëhequr nga RCC për reduktimin e kostove të roaming midis BP dhe BE-së.

“Ndërsa po nisim një sezon intensiv takimesh të rëndësishme të nivelit të lartë BE-BP, do të na duhen më pak fjalime me fjalë të bukura dhe gjithnjë e më shumë punë konkrete, fokus në përfitimin maximal nga qasja me tregun e të BE-së, financime serioze, zbatim pa vonesë”- përfundoi Sekretarja e Përgjithshme.

Forumi i Ministrave të Ekonomisë është pjesë e serisë së takimeve përgatitore ministrore përpara samitit vjetor të procesit të Berlinit të krerëve të shteteve dhe qeverive që do të zhvillohet pas pak më shumë se tre javësh. Takimi i radhës ministror i ministrave të Jashtëm do të zhvillohet më 6 tetor në Tiranë.

RCC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0