Bankat në eurozonë duhet të ndërpresin pagesën e dividentëve dhe blerjen e aksioneve deri më 1 janar, sipas këshillave të Bankës Qendrore Europiane (BQE).
Banka qendrore me qendër në Frankfurt shpreson se kjo do të forcojë aftësinë e huadhënësve për të zbutur humbjet gjatë pandemisë së koronavirusit, ndërsa rrit kapitalin në mënyrë që kreditë të mund të jepen për konsumatorët privatë dhe bizneset.

“Ndërtimi i kapitalit të fortë dhe tamponave të likuiditetit, që nga kriza e fundit financiare, ka mundësuar që bankat gjatë kësaj krize të vazhdojnë huazimin për familjet dhe bizneset dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në stabilizimin e ekonomisë së vërtetë”, tha Andrea Enria, kryetari i Bordit Mbikëqyrës i BQE-së.
Lexoni: CES, konferenca më e madhe e teknologjisë në botë, do të zhvillohet online
“Prandaj është më e rëndësishme të inkurajojmë bankat që të përdorin tani kapitalin dhe tamponët e tyre të likuiditetit, për të vazhduar të përqendrohen në këtë detyrë gjithëpërfshirëse, kreditimin”, shtoi ai.
Deri më tani, BQE-ja u kishte kërkuar bankave të mos bënin pagimet e dividentëve për aksionerët deri më 1 tetor.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto