Boyd Multerer, "Babai i shpikjes XBOX", është folësi i ri i SPARK.ME 2018

Boyd Multerer, “Babai i shpikjes XBOX”, është folësi i ri i Spark.me 2018

~6 minuta lexim


Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 26-27 (me një ditë shtesë për workshop-et më 25 maj), në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi,  sapo ka njoftuar folësin e ri të Spark.me 2018 – Boyd Multerer, ish inxhinier drejtues për video lojën Xbox, i cili themeloi Xbox Live dhe XNA.

Në ekipin Xbox, Boyd filloi Xbox Live në vitin 2000, një shërbim për shpërndarjen e lojërave në internet dhe të medias dixhitale, dhe drejtoi zhvillimin e saj inxhinerik për katër vjet. Në vitin 2004 ai themeloi XNA, i cili hapi Xbox për të gjithë zhvilluesit dhe krijoi C# si gjuhë e lojrave në mjete që do të jetonin përtej XNA-s (Monogame, Unity, më shumë…). Së fundi, ai drejtoi ekipin e sistemit operativ për levën e video lojërave të Xbox One. Kjo mbuloi të gjitha fushat nga hypervisor / kernel dhe sigurinë deri në modelin e aplikimit, UI dhe Kinect.

Që prej largimit nga Microsoft në vitin 2014, Boyd ka hulumtuar (dhe ndërtuar) në mënyrë të pavarur të ardhmen e sistemeve operative për pajisjet e lidhura me stilin IOT (Interneti i gjërave). Me një theks të veçantë mbi sigurinë, vetë-shërimin, lehtësinë e programimit dhe footprint, ai po përdor atë që mësoi duke ndërtuar Xbox në fusha të reja. Boyd ka paraqitur afërsisht 50 patenta me të paktën 26 të miratuar përfundimisht. Ai ka menaxhuar projekte që fillojnë nga shumë të vogla deri në 100 milion dollarë.

Organizatorët e Spark.me kanë njoftuar më parë dy folës të Spark.me 2018 – Mark W. Schaefer (një nga strategët më të rëndësishëm të marketingut në botë të medias sociale dhe një konsulent biznesi që blogon në {grow} – një nga pesë bloget më të mira të marketingut në botë) dhe Kerry O’Shea Gorgone (Drejtoreshë e Strategjisë së Produkteve, Trajnuese në MarketingProfs, dhe drejtuese e podcasteve Marketing Smarts). Më shumë folës do të shpallen në javët e ardhshme.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe ta marrin atë për vetëm 150 €, para datës 18 Shkurt. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës (26-27 Maj), seminaret dhe workshopet (25 Maj), drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së 26 të konferencës. Bileta nuk përfshin akomodimin dhe transportin. Të gjitha biletat e blera më vonë mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 26-27 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Këtë vit, Spark.me ka përgatitur diçka të re – një ditë shtesë për workshop-et e marketingut dhe startup-et më 25 maj, të cilat janë plotësisht falas ata që kanë biletën e konferencës. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME.

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative , modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në llogarinë tonë në Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0