Bota në emergjencë! Koronavirusi mbyll gjithçka

Bota në emergjencë! Koronavirusi mbyll gjithçka


 

Shkollat janë mbyllur, eventet sportive janë anuluar dhe institucionet kulturore janë mbyllur në të gjithë botën, ndërsa vendet përpiqen të pengojnë epideminë e koronavirusit.

Lexo: Pezullohet sezoni i NBA

Në të gjitha Shtetet e Bashkuara, sportet janë pezulluar dhe performancat në Broadway janë anuluar për një muaj. Franca, është ndër shtetet më të fundit që njoftoi mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve . Presidenti Emmanuel Macron përshkroi epideminë në Francë si krizën më serioze të shëndetit në një shekull. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka filluar izolimin 14 ditor, pasi bashkëshortja e tij Sophi rezultoi pozitive për koronavirusin. Vetë ai nuk ka shfaqur ende simptoma.

Edhe Ministri i Brendshëm australian, Peter Dutton, është pranuar në spital pasi ka rezultuar pozitiv. Më shumë se 125 mijë njerëz janë diagnostikuar me Covid-19 në 118 vende të botës sipas OBSH-së. Numri total i viktimave është më shumë se 4600. Bursat në të gjithë botën vazhdojnë të shënojnë humbje. Të premten, tregjet aziatike u tronditën me Nikkein në Japoni që ra me 10%, por e rimori veten në fund të ditës, me 6.1% humbje. Kjo pason humbjet në Evropë dhe SHBA, ku bursa e Wall Street-it ra me 10%, në ditën më të keqe të saj që nga e hëna e zezë e 1987, një rënie kjo e pasqyruar edhe në Londër. Katër qytete në Katalonjë të Spanjës u izoluan të enjten, një risi kjo për vendin.

Masat presin rreth 70 mijë njerëz dhe vijnë pasi numri i viktimave në Spanjë u rrit në 84 nga 47 që ishte një ditë më parë. Në Itali, vazhdon mbyllja e restoranteve, bareve dhe thuajse të gjithë dyqaneve me përjashtim të atyre të ushqimeve dhe farmacive. Numri i viktimave ka kaluar 1 mijë në Itali, por ministri i Jashtëm, Luigi di Maio tha, se masat e imponuara në zonën ku virusi shpërtheu, kanë rezultuar efektive.

“Ka një mënyrë për të mundur virusin”, tha Di Maio “dhe këtë e provuam me zonat e vendosura në karantinë”.

Lexo: Shkon në 33 numri i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri

Të enjten edhe presidenti i Filipineve, Rodrigo Duretre njoftoi ndalimin e udhëtimeve të brendshme nga dhe drejt Manilës, në atë që ai e quajti një izolim të kryeqytetit. Republika e Irlandës, Belgjika, Spanja, Franca, Filipinet, Portugalia dhe Bolivia janë mes vendeve që vendosën të mbyllnin shkollat të enjten. Në Britaninë e Madhe, qeveria tha se një masë e tillë po merrej në konsideratë, por këshilla e shkencëtarëve është se kjo do të bënte më shumë dëm se sa mirë në këtë fazë. Të gjitha udhëtimet shkollore janë ndaluar, sidoqoftë, kushdo që ka kollë apo temperaturë të lartë këshillohet të vetëizolohet për shtatë ditë. Kryeministri britanik tha, se kjo ishte kriza më e rëndë e shëndetit publik në një gjeneratë, dhe paralajmëroi shumë familje se do të humbisnin të dashurit para kohe.

Burimi: Top Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0