Bootstrapping 101: Si mbijetova 4 vjet, pa asnjë të ardhur tjetër, që të ndërtoja biznesin tim? - Business Magazine Albania

Bootstrapping 101: Si mbijetova 4 vjet, pa asnjë të ardhur tjetër, që të ndërtoja biznesin tim?


Nëse keni një ide biznesi, ja një këshillë, që me siguri e keni dëgjuar edhe më parë: “Mos e lini punën tuaj të përditshme.” Por nëse jeni sipërmarrës dhe jeni duke menduar seriozisht për biznesin tuaj, do t’iu duhet t’a lini punën e përditshme, herët a vonë. Unë këtë bëra dhe kaluan katër vjet pa asnjë të ardhur tjetër. Kjo është historia ime – e plotë dhe me një fund të lumtur -si dhe disa mësime që mësova gjatë rrugës.

Burri im Kameron dhe unë themeluam ‘Brazi Bites’, kompaninë tonë “bukë me djathë’ braziliane , gjashtë vjet më parë, ndërohë që punonim në fusha të ndryshme. Gjatë vitit të parë, të dy mbajtëm dy punë. Zgjoheshim herët, i vinim qytetit rrotull me Brazi Bites para lindjes së diellit dhe fillonim punët tona të përditshme në orën 8 të mëngjesit.

Ne ishim gjithë ditën në tavolinat e punës dhe më pas drejtoheshim për në kuzhinë për të bërë ‘bukë me djathë’ deri në mesnatë. Ditën tjetër ne do të bënim të njëjtën gjë përsëri. Ka pasur raste kur të dy ëndërronim gjumin. Dhe me gjithë përpjekjet tona më të mira, edhe pse biznesi u rrit, ne mbetëm mbrapa. Kishim shumë kërkesa për të permbushur dhe shumë punë për të bërë. Ne nuk ishim aty gjithë kohës, por ishte e nevojshme që të ishim. Kjo ishte koha që njëri prej nesh të linte punën e tij të përditshme. Unë e lashë e para.

Lashë punën time për të punuar me kohë të plotë te ‘Brazi Bites’ në nëntor të vitit 2011. Kameron u largua tre vjet më vonë. Ne mësuam se sa më shumë rritej kompania, aq më shumë para nevojiteshin për të. Për të shitur më shumë? Ne kishim nevojë për një strukturë më të madhe. Rritja e kërkesës? Ne kishim nevojë për më shumë të punësuar. Më shumë shpërndarje? Ne kishim nevojë për më shumë përkrahje. Në shtëpi, ne reduktuam shumë gjëra. Ne shitëm makinën time. Ne shpenzuam paratë e hipotekës sonë, ushqimit dhe të tjera. Ne morëm paratë e planit të daljes në pension. Ishte e frikshme.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Biznesi zgjerohej çdo vit, por ne nuk e paguam veten deri në fund të 2015. Duke vazhduar investimin nëpër vitet e para; ne tani kemi një kompani fitimprurëse që vazhdon të rritet. Udhëtimi i çdo sipërmarrësi është unik, por duke punuar për pak ose pa pagesë është një temë e zakonshme kur vjen puna për ndërtimin e një biznesi. Këtu janë disa këshilla të bazuara në përvojën time të mbijetesës pa një pagesë për 4 vjet:

1) Vendos mënjanë kursimet e 6-12 muajve
Shumica e artikujve rreth fondeve të emergjencës rekomandojnë që një person mesatar vë mënjanë 3-6 muaj të të ardhurave. Por, nëse ju jeni një sipërmarrës, ju nuk jeni një person mesatar. Disa njerëz kanë prindërit, bashkëshortët ose xhaxhallarët e pasur të cilët janë të gatshëm për t’i mbështetur ata që të ndjekin ëndrrat e tyre.

Nëse ju jeni në këtë grup, ju jeni me fat. Por, për pjesën tjetër, mos harroni se ka një shans të mirë që ju do t’iu duhet të jetoni me kursimet tuaja dhe madje mund t’i investoni ato kursime në biznesin tuaj. Sipërmarrësit duhet të marrin në konsideratë të kursejnë deri në dy herë më shumë se ajo që është e rekomanduar – të paktën gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj.

2) Pakësoni, Pakësoni, Pakësoni
Kur ju filloni kompaninë tuaj, nuk planifikoni për pushime ose blerje të mëdha. Kjo është koha juaj për të jetuar me kursimin. Shmangni restorantet dhe merrni bukë me vete. Shmangni blerjen e rrobave të reja. Anulloni kabllorin tuaj. Qëndroni në bazën tuaj dhe shpenzoni kohën tuaj të lirë (atë pak kohë që keni), duke bërë gjëra që janë falas – merrni një biçikletë, luani një sport apo të bisedoni me miqtë.

3) Mos kini frikë të bëni punë “të pista”
Gjithkush fillon ndërtimin e një kompanie në të njëjtën mënyrë – të mbushur me krenari për idenë e tyre të re, të etur për të folur për qëllimet e tyre për të gjithë ata që do të dëgjojnë. Por koha ka një tendencë për të ndarë sipërmarrësit nga “wantrepreneurs” . Suksesi në biznes zakonisht kërkon pak fat, por më shumë se çdo gjë ajo kërkon shumë punë dhe vendosmërinë për të bërë çfarëdo qoftë ajo. Për mua kjo do të thoshte tranzicion nga një tavolinë pune e ashpër në një kuzhinë komerciale në mes të natës. Për vite ne nuk mund të përballonim për të paguar dikë tjetër për të bërë punët “e pista”, kështu që ne i bëmë vetë ato. Për të arritur suksesin, ju do të duhet t’i hiqni të gjitha pikëpamjet rreth nivelit të ulët apo detyra të nivelit të lartë; çdo gjë është e rëndësishme dhe kjo varet e gjitha nga ju.

4) Kur ju keni fituar pagesën tuaj, merreni atë
Ne paguam punonjësit tanë për vite para se të paguanim veten tonë. Ne kemi vënë gjithçka që mund të kthehej në Brazi Bites. Kur ai u kthye në fitimprurës dhe kursimet tona mbaruan ishte koha që të fillonim të paguanim veten. Besojeni apo jo, jemi ndjerë fajtorë kur morëm pagesën tonë të parë. Por biznesi më në fund mund t’a përballonte atë dhe duke derdhur gjithçka që ke në diçka pa kthim nuk është financiarisht apo emocionalisht e qëndrueshme. Pra, kur është koha e duhur për ju, merrni pagesën. Ju e keni fituar atë. Fjalë për fjalë.

Bootstrapping — është një seri elementesh dhe funksionesh për projektues rrjetesh të personalizuar, elemente dhe funksione të përmbledhura në nje produkt te vetem. Kur projektohet nje faqe web me bootstrapping, programuesit mund te zgjedhin cfare mjetesh te perdorin dhe mbi të gjitha, te sigurohen qe mjetet e përdorura te mos kene konflikt mes tyre. Është njësoj, si të kesh një gjëagjëzë, ku pjeset përputhen, por çdo pjesëz kërkon vendin e vet. Elementet e personalizuar ne Bootstrap janë një kombinim i HTML, CSS dhe JavaScript. Me kohën, u shtuan dhe nje bashkësi funksionesh optimizuese, si psh plug-in jQuery ose 100% bashkëpunim me rrjetet telefonike.

Në original “cheese bread”
Bread cheese ose “Brazilian Bread Cheese”– është një recetë tradicionale braziliane. Sipas recetës origjinale, ajo është një lloj biskote me niseshte, krokante, e ëmbël, me vezë, vaj vegjetal ose pak kripë dhe djathë, e butë dhe elastike.

Wantrepreneurs‘– persona që duan të bëhen sipërmarrës

/Artikulli u publikua më parë në faqen 14 të numrit 12 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 12 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0