Bootcamp i Sipërmarrjes, lidh të rinjtë me sipërmarrësit trajnerë - Business Magazine Albania

Bootcamp i Sipërmarrjes, lidh të rinjtë me sipërmarrësit trajnerë

Bootcamp i Sipërmarrjes

U mbajt në Tiranë në këtë fundjavë Bootcamp i Sipërmarrjes, pjesë e  Youth Entrepreneurship Education Program (YEEP) organizuar nga Changemakers Albania, në bashkëpunim me MeOut Group, financuar nga Bashkimi Europian.

Bootcamp ishte konceptuar për të motivuar të rinjtë që pëlqejnë sipërmarrjen, përmes këshillave dhe historive që do të ndanin sipërmarrësit/trajnerë.

Drejtoresha ekzekutive e Changemakers Albania, Reila Bozdo, hapi eventin e 19 Shkurtit duke prezantuar Adam Eross, koordinator projekti i MeOut Group.

Më tëj, zonja Rafaela Rica ndau rrugëtimin e saj si sipërmarrëse. Ajo i nxiti të rinjtë të shikojnë kudo për mundësi të reja, të cilat mund të kthehen në ide biznesi të suksesshme.

Sipas saj, edukimi është bazë për zhvillimin e sipërmarrjes, ndaj duhet të jeni kuriozë për të mësuar.

Një tjetër folës ishte z. Gentjan Shaqiri, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Lexo: Microsoft po mendon mënyra se si AI mund të sjellë përfitime nga reklamat

Z.Shaqiri, zhvilloi më të rinjtë lojëra interaktive, duke theksuar rëndësinë e komunikimit dhe ndërveprimit në sipërmarrje.

Dritan Mezini, ekspert në fushën e teknologjisë dhe sipërmarrës, tha se të rinjtë duket t’i integrojnë njohuritë e tyre me përdorimin e internetit dhe mjeteve digjitale, si një prej zgjidhjeve më të mira për të qenë efektivë.

Ky event zhvillohet me 20 Shkurt dhe 21 Shkurt, përkatësisht në Elbasan dhe Durrës

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0